Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 11

1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e zёnies punë, pёr tё siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:

(a) Të drejtën për punë si një e drejtё e pamohueshme e të gjithë njerёzve;

(b) Të drejtën për mundёsi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta tё pёrzgjedhjes lidhur me zёnien punë;

(c) Të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin dhe vendin e punës, të drejtën për ngritjen e postit tё punёs, për punë të qёndrueshme, për të gjitha pёrfitimet dhe kushtet e punёs, të drejtën për pёrgatitje profesionale dhe rikualifikim, duke përfshirë mёsimin e personave nё ekonomi, ngritjen profesionale dhe kualifikimin e herёpashershёm;

(ç) Të drejtën për shpёrblim të barabartё, duke përfshirë shpërblimet ndihmё dhe për trajtim tё barabartё për punën me vlerё të barabartё, si dhe për barazinë e trajtimit nё vlerёsimin e cilësisë sё punës;

(d) Të drejtën për sigurime sociale, sidomos nё rastet e pensionimit, tё papunësisё, të sёmundjes, të invaliditetit dhe tё pleqёrisё ose të çdo humbje tjetër të aftësisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara;

(dh) Të drejtën për mbrojtjen e shëndetit dhe për sigurimin në punë, duke përfshirë ruajtjen e funksionit biologjik dhe riprodhues tё gruas.

2. Për të parandaluar diskriminimin ndaj gruas për shkaqe martese ose maternitetit, dhe për të siguruar të drejtën e saj efektive për punë, shtetet palë marrin masa të përshtatshme:

(a) Pёr tё ndaluar pushimin nga puna për shkaqe shtatzanie apo të lejes sё barrёs, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore, nёn kёrcёnimin e marrjes sё sanksioneve;

(b) Pёr tё aplikuar leje tё barrёs me pagesё ose për të pёrfituar ndihma sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mёparshёm tё punёs, të të drejtave të vjetёrsisё dhe të avantazheve sociale;

(c) Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti çerdhesh e kopshtesh;

(ç) Pёr tё siguruar një mbrojtje të veçantё për gratë shtatzёna nё ato vende tё punёs nё tё cilat provohet se puna që kryejnё ёshtё e dёmshme.

3. Masat e mbrojtjes ligjore tё grave në çёshtjet e pёrfshira nё kёtё nen do të rishikohen periodikisht varёsisht nga njohuritё shkencore e teknike. Këto masa, sipas nevojёs, do të rishikohen, shfuqizohen ose zgjerohen.

14 (1)

1. Shtetet palë marrin parasysh problemet e veçanta që u shtrohen grave fshatare dhe rolin e rёndёsishёm që luajnё këto gra për mbijetesёn ekonomike të familjeve të tyre, duke pёrfshirё punёn e tyre në sektorёt jomonetarё të ekonomisё. Ato marrin të gjitha masat e përshtatshme për të siguruar zbatimin e dispozitave të kësaj Konvente në dobi të grave të zonave bujqёsore.

Neni 14.2 e

(e) Të organizojnë grupe të vetë-ndihmës dhe kooperativa në mënyrë që të sigurojnë qasje të barabartë në mundësi ekonomike përmes punësimit ose vetë-punësimit;
 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Nenet
Neni 5 e (i)

(i) E drejta e punёs, e zgjedhjes sё lirё të punёs, e gëzimit të kushteve të drejta dhe të kёnaqshme pune për mbrojtje kundër papunёsisë, pagё të barabartё, punё të barabartё, shpёrblim të drejtë dhe të kёnaqshёm;

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 23

1. Secili ka të drejtë të punojё, të zgjedhë lirisht punёn, të ketë kushte të kёnaqshme dhe tё favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

2. Secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartё të marrë rrogë të barabartё.

3. Secili që punon ka të drejtë për një shpërblim të drejtë dhe të favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe qё, po qe se ёshtё e nevojshme, do tё plotёsohet me mjete të tjera të mbrojtjes sociale.

4. Secili ka të drejtë të formojë e t’u bashkohet sindikatave për mbrojtjen e interesave të tij.

Ligjet
Articles
Ligjet Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Nenet Neni 55.3

3. Punëdhënësi duhet t’i paguajë femrave dhe meshkujve kompensimin e njëjtë për punën e vlerës së
njëjtë, kompensim i cili mbulon pagën bazë dhe shtesat e tjera

Ligjet LIGJI NR. 04/L-205 PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
LIGJI NR. 04/L-205 PËR AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
Nenet Neni 2

1. Agjencia e Punësimit e Kosovës është ofrues publik i shërbimeve në tregun e punës, që ka për qëllim administrimin e tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional. 2. Shfrytëzuesit e shërbimeve të punësimit janë personat e papunë, punëkërkuesit, punëdhënësit, të punësuarit dhe shtetasit e huaj të cilët kanë për qëllim punësimin në Kosovë. 3. Shërbimet e punësimit dhe aftësimit profesional për fuqinë punëtore mund të organizohen dhe sigurohen edhe nga ofrues jopublikë, të cilët kanë fushëveprim punësimin dhe aftësimin profesional të grupeve të specifikuara. 4. Ofruesit jopublikë të akredituar, mund të kontraktohen nga Agjencia, në përputhshmëri me kornizën ligjore, për të ofruar shërbime punësimi dhe aftësimi profesional. 5. Të drejtat, përgjegjësitë, fushëveprimi, monitorimi i punës dhe raportet e ofruesve jo publik të shërbimeve në raport me Agjencinë, rregullohen me akt nënligjor të propozuar nga Ministria e të miratuar nga Qeveria.