Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 6

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për luftimin e tё gjitha formave tё trafikut tё grave dhe tё shfrytёzimit tё prostitucionit të grave.

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 8

1. Askush nuk duhet tё mbahet nё robëri; robëria dhe tregtia me robër janё tё ndaluara nё tё gjitha format e tyre:

2. Askush nuk duhet tё mbahet nё njё gjendje nёnshtrimi,

3. (a) Askush nuk duhet tё shtrёngohet tё kryejё punё tё detyruar ose tё detyrueshme; 

(b) Paragrafi 3 (a) nuk duhet tё interpretohet asisoj sikur ndalon vuajtjen e dënimit me punë të detyruar të dhënë nga një gjykatë kompetente, nё ato vende ku disa krime ndёshkohen me burgim tё shoqёruar me punё tё detyruar;

(c) Nё kuptim tё kёtij paragrafi, termi "punё e detyruar ose e detyrueshme" nuk konsiderohet:

(i) Çdo punё ose shёrbim që nuk është përmendur nё nёnparagrafin (b), qё kёrkohet normalisht tё kryhet nga njё person i burgosur nё bazё tё njё vendimi gjyqёsor tё rregullt ose nga një person i cili ёshtё liruar me kusht;

(ii) Çdo shёrbim me karakter ushtarak dhe, nё vendet ku njihet kundёrshtimi i ndёrgjegjes, çdo shёrbim kombёtar qё kёrkohet në bazë të ligjit nga kundёrshtuesit e ndёrgjegjes;

(iii) Çdo shёrbim qё kёrkohet nё raste të jashtëzakonshme ose tё fatkeqёsive qё rrezikojnё jetёn ose mirёqenien e bashkёsisё;

(iv) Çdo punё ose shёrbim qё bёn pjesё nё detyrimet qytetare normale.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 4

1. Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri.

2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë punë me dhunë ose të detyruar.

3. Për qëllim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:

a) çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e

parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;

b) çdo lloj shërbimi të karakterit ushtarak ose, në rastin e kundërshtarëve të ndërgjegjes në

vendet ku kundërshtimi i ndërgjegjes është i njohur me ligj, shërbimi që kryhet në vend të shërbimit ushtarak të detyrueshëm;

c) çdo lloj shërbimi që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish, që kërcënon jetën ose mirëqenien e komunitetit;

d) çdo lloj pune ose shërbimi që është pjesë e detyrimeve normale qytetare.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 4

Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Nenet
Neni 4.2

 2.Palët angazhohen që të miratojnë, kurdoherë që është e nevojshme, masa të përshtatshme me qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektive ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës. Lidhur me këtë, ata do të marrin parasysh në mënyrën e duhur kushtet e veçanta të personave që u përkasin pakicave kombëtare. 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 32

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cënon edukimin e tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose shoqëror.

2. Shtetet Palë marrin masa legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative, për të siguruar zbatimin e këtij neni. Për këtë qëllim dhe duke pasur parasysh dispozitat përkatëse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, Shtetet Palë në mënyrë të veçantë:

(a) Përcaktojnë një moshë minimale ose moshat minimale të pranimit në punë;

(b) Parashikojnë një rregullim të përshtatshëm të orarit të punës dhe të kushteve të punës;

(c) Japin dënime ose sanksione të tjera të përshtatshme për të siguruar zbatimin efektiv të këtij neni.

Neni 33

 Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, duke përfshirë ato legjislative,administrative, shoqërore dhe edukative, për të mbrojtur fëmijët nga përdorimi ipaligjshëm i drogave narkotike dhe lëndëve psikotrope, siç përcaktohen nëkonventat përkatëse ndërkombëtare dhe për të mos lejuar që fëmijët të përdoren për prodhimin dhe trafikun e paligjshëm të këtyre lëndëve.

Neni 34.b

b. Fëmijët të shfrytëzohen për qëllime prostitucioni ose praktika të tjera seksuale të paligjshme;

Neni 34.c

c. Fëmijët të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike.

Neni 35

Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh, për të mos lejuar rrëmbimin, shitjen, ose trafikun e fëmijëve për çdo qëllim dhe në çfarëdo forme qoftë.

Ligjet
Articles
Ligjet KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 163

Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar

1. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, mban, ruan, vendos, blen apo shet një person tjetër në skllavëri, në kushte të ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar, që përfshin por nuk kufizohet në mbajtjen e personit në pronësi, mohimin e fryteve të punës së tij, shtrëngimin e personit për të punuar ose mohimin e lirisë së një personi për të ndryshuar statusin e tij apo të kushteve të punës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

2. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër, dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni. [...]

 

Nenet Neni 234

Mundësimi ose detyrimi në prostitucion

1. Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për

qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër (4) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet brenda perimetrit prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla ose mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët, kryesi dënohet me gjobë

dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1, 2. ose 3 i këtij neni kryhet kundër personit të moshës mes gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

4. Kur vepra nga paragrafi 1., 2. ose 3. kryhet kundër personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në njëzetë (20) vjet.

5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet kundër personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej jo më pak se dhjetë (10) vjet.

Ligjet Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Nenet Neni 6

Ndalimi i punës së detyruar ose të dhunshme

1. Puna e detyruar ose e dhunshme është e ndaluar.

2. Përjashtimisht punë e detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi të cilin e kryejnë personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur sipas nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Ligjet LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Nenet Neni 51

1. Ndalohet punësimi i fëmijës në aktivitete që dëmtojnë sigurinë, shëndetin, moralin dhe zhvillimin psikofizik të fëmijës, si rezultat i mungesës së përvojës dhe njohurive për kryerjen e punëve dhe detyrave të punës. 2. Fëmija nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç nuk mund të punojë në punë të rrezikshme, si në vijim: 2.1. të gjitha format e skllavërisë ose praktikave të ngjashme me të, si shitja dhe trafikimi i fëmijëve, robëria dhe bujkrobëria për shkak të borxheve dhe puna e detyruar apo e detyrueshme, duke përfshirë rekrutimin e detyruar apo të detyrueshëm të fëmijëve për t’i angazhuar në konflikt të armatosur; 2.2. përdorimi, sigurimi ose ofrimi i fëmijës për prostitucion, për prodhimin e materialeve pornografike ose për shfaqje pornografike; 2.3. përdorimi, sigurimi ose ofrimi i fëmijës për veprimtari të paligjshme, veçanërisht për prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve, sipas përcaktimit në traktatet përkatëse ndërkombëtare; 2.4. puna e cila, nga natyra ose rrethanat në të cilat kryhet, mund të dëmtojë shëndetin, sigurinë ose moralin e fëmijëve. 3. Ndalohen format e rrezikshme të punës së fëmijës, veçanërisht të gjitha format e skllavërisë ose praktikat e ngjashme me skllavërinë. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në punën e detyruar ose të detyrueshme, robërinë e borxheve, robërinë, shitjen dhe trafikimin e fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit ekonomik dhe për qëllime të shfrytëzimit seksual. 4. Fëmijët viktima të cilat i janë nënshtruar punës së lejuar së fëmijëve ose punës së fëmijëve që nuk janë në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi i ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike, masa rehabilituese dhe riintegruese, ndihmë juridike dhe të drejtën për kompensim në pajtim me ligji për kompensimin e viktimave të krim