Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
13.b Të drejtёn për hua bankare, ndihma hipotekare dhe forma të tjera të kredisё financiare;
2.Palët angazhohen që të miratojnë, kurdoherë që është e nevojshme, masa të përshtatshme me qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektive ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës. Lidhur me këtë, ata do të marrin parasysh në mënyrën e duhur kushtet e veçanta të personave që u përkasin pakicave kombëtare.
. Neni 5 Llojet e Shoqërive Tregtare në Kosovë 1. Një Shoqëri Tregtare mund të themelohet në Kosovë si Biznes Individual, Ortakëri e Përgjithshme, Ortakëri e Kufizuar, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Shoqëri aksionare. 2. Përveç formave themelore të organizimit të Shoqërive Tregtare të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve regjistrohen edhe Dega e Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë, Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë, ndërmarrjet publike sipas ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shoqërore nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. 3. Me ligj të veçantë mund të përcaktohen edhe forma të tjera të organizimit të Shoqërive Tregtare ose subjekte të tjera që kërkohet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve. Forma e organizimit si dhe të drejtat dhe detyrimet e të gjitha palëve në këto shoqëri tregtare ose subjekte të tjera rregullohen në ligjin përcaktës më të cilin krijohet Shoqëria Tregtare ose subjekti përkatës. Dispozitat e ligji të vecantë që rregullojnë këto shoqëri tregtare ose subjekte të tjera, duke përfshirë dispozitat e ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike, kanë përparësi ndaj dispozitave të këtij ligji.
1. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore krijohet për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për rritje të qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmirësimit të bilancit tregtar dhe për të zgjeruar mundësitë e financimit për NMVMtë. 2. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ofron garanci kreditore për Institucionet e Regjistruara Financiare për kredi të caktuara të NMVM-ve. FKGK do të mund të ofrojë shërbime të tjera financiare me aprovimin paraprak të Bordit të Drejtorëve dhe BQK-së.