Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Nuk ka rezultat
Ligjet
Articles
Ligjet LMM
LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Nenet Neni 57

1. Organet vendimmarrëse sigurojnë pjesëmarrje dhe rol aktiv të publikut gjatë procesit të marrjes së vendimeve për: 1.1. vlerësimin strategjik mjedisor; 1.2. vlerësimin e ndikimit në mjedis; 1.3. procedurën e lëshimit të lejes ujore dhe lejes integruese; 1.4. nxjerrjen e ligjeve. 2. Publiku informohet përmes mjeteve të informimit për procedurën e marrjes së vendimeve dhe merr pjesë në dhënien e mendimit, komenteve dhe sugjerimeve institucionit kompetent dhe me kohë informohet për vendimin e marrë në pajtim me ligj.

Nenet Neni 1

1. Me këtë ligj harmonizohen zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale me parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Qëllimi i këtij ligji është të promovojë krijimin e mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis të Bashkimit Evropian

Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon sistemin e integruar për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Ky ligj synon: 2.1. shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe kufizimin e emisioneve shkarkimeve të ndotjes së mjedisit, parandalimin e dëmtimit, rehabilitimin dhe përmirësimin e mjedisit të dëmtuar; 2.2. përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut; 2.3. ruajtjen dhe mirëmbajtjen e resurseve natyrore, të përtritshme dhe të papërtritshme, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre; 2.4. bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit; 2.5. bashkëveprimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit; 2.6. nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit. 2.7. të sigurohet se zhvillimi në Kosovë është i qëndrueshëm në mënyrë që dheu, ajri, uji dhe burimet e jetesës në Kosovë të mbrohen dhe ruhen në të mirë të gjeneratave të ardhshme; 2.8. të promovohen masa regjionale dhe ndërkombëtare për ruajtje, mbrojtje dhe përmirësim të cilësisë së mjedisit; dhe 2.9. të bëhet përshtatja e ligjeve, akteve nënligjore, procedurave dhe institucioneve të Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Nenet Neni 6

1. Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, është zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes pa prekur mundësitë dhe kapacitetet që edhe brezat e ardhshëm t`i plotësojnë nevojat e tyre. 2. Parimi i integrimit të mbrojtjes së mjedisit. Autoritetet publike do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët mes veti për zhvillimin dhe adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit. 3. Parimet e harmonizimit gradual me standardet e Bashkimit Evropian. Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Evropian më qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të shëndoshë për njeriun në parimet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brenda komunitetit shkencor, për përmirësimin e mjedisit. 4. Parimi i vigjilencës dhe parandalimit, deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet dhe përfitimet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe zbatohet në atë mënyrë që të parandalojë ose të ndërpresë efektet e dëmshme në mjedis pa rrezikimin e shëndetit të njeriut. 5. Parimi i parandalimit zbatohet përmes Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe zbatimin e Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të Ndotjes. 6. Mungesa e njohurive të tërësishme shkencore nuk mund të jetë arsye për mos ndërmarrjen e masave parandaluese të pengimit të rrezikimit dhe degradimit të mjedisit, në rastet e mundshme ose ekzistuese që kanë ndikim të mundshëm në mjedis. 7. Parimi “ndotësi paguan” ndotësi paguan kompensimin për ndotjen e mjedisit nëse gjatë aktivitetit të vet shkakton ngarkesë në mjedis me prodhimin, shfrytëzimin ose vënien në qarkullimit të lëndës së parë, gjysmë prodhimit ose prodhimit i cili përmban materie të dëmshme për mjedisin. 8. Parimi “shfrytëzuesi paguan“, shfrytëzuesi i resurseve natyrore detyrohet të paguajë një çmim real për shfrytëzimin e tyre dhe të rikultivojë hapësirën pas përfundimit të aktiviteteve shfrytëzuese. 9. Parimi i përgjegjësisë subsidiare, në rastet kur përgjegjësia për ndotje nuk mundë të konstatohet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit të ndotjes në mjedis e bartin institucionet shtetërore. 10. Parimi i masave inkurajuese, Qeveria do të promovojë praktikat dhe aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes me masa inkurajuese dhe stimuluese për personat juridik e fizik të cilët zgjedhin teknikat më të mira të mundshme dhe prodhimtari të pastër. 11. Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji, ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta. 12. Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. 13. Parimi i nivelit të lartë të mbrojtjes. 14. Parimi i përputhshmërisë me ligjin e Bashkimit Evropian. 15. Parimi i masave paraprake. 16. Parimi që nënkupton se dëmi mjedisor duhet të rregullohet në burim. 17. Parimi i mbulimit të shpenzimeve.