Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 1.2

Të gjithë popujt, për qëllimet e tyre, mund të disponojnë lirshëm pasurinë dhe burimet e tyre natyrore pa paragjykuar detyrimet që rrjedhin nga bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar, bazuar në parimin e përfitimit të ndërsjellë, dhe të drejtës ndërkombëtare. Në asnjë rast një popull nuk mund të privohet nga mjetet e veta të jetesës.

Ligjet
Articles
Ligjet LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon mbrojtjen e natyrës, shfrytëzimin e qëndrueshëm të sajë dhe veçanërisht: 1.1. mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në gjendje të baraspeshës natyrore; 1.2. përtëritja e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara; 1.3. vendosjen e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim, monitorim, informim dhe financim me qëllim të mbrojtjes së natyrës; 1.4. pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre; 1.5. sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 1.6. sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe rekreacion në natyrë; 1.7. parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e aktiviteteve ekonomike; 1.8. mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore dhe llojeve me interes për Kosovën sipas standardeve të BE-së; 1.9. ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë, vezët e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).

Nenet Neni 5

Parimet e Mbrojtjes së Natyrës

1. Mbrojtja dhe ruajtja e natyrës bazohet në parimet: 1.1. Parimi i përkujdesjes – kur bazuar në njohurit shkencore dhe tekniko- teknologjike konstatohet se një aktivitet i veçantë ose veprim mund të dëmtoj natyrën, masat dhe aktivitetet e domosdoshme duhet të ndërmerren përpara se dëmet mund të ndodhin. 1.2. Parimi i integrimit – masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës duhet të integrohen në të gjitha planet zhvillimore strategjike, dokumentet dhe programet e planifikimit hapësinor, planet zhvillimore hapësinore si dhe planet për menaxhimin dhe shfrytëzimin e të mirave të natyrës. 1.3. Parimi shfrytëzuesi paguan – kur shfrytëzon natyrën shfrytëzuesi është i detyruar që të paguaj për lartësinë e shpenzimeve të mirëmbajtjes së baraspeshës natyrore dhe shfrytëzimin e trashëgimisë natyrore si dhe të sanoj dëmtimin e natyrës që ka ndodhur gjatë shfrytëzimit të natyrës dhe trashëgimisë natyrore. 1.4. Parimi i proporcionalitetit - të mirat natyrore të pa përtëritshme duhet shfrytëzuar në mënyrë racionale, ndërsa ato të ripërtëritshme në mënyrë të qëndrueshme. 1.5. Parimi i pjesëmarrjes së publikut - publiku ka të drejt për qasje në informatat për gjendjen e natyrës, të drejt ne informimin me kohë për dëmet në natyrë, masat e ndërmarra për eliminimin e dëmeve të shkaktuara, si dhe të drejtën dhe mundësin e pjesëmarrjes në vendim marrje për natyrën. 1.6. Parimi i përgjegjësisë subsidiare - në rastet kur përgjegjësia për dëmin nuk dihet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit dëmit në natyrë e bartin institucionet shtetërore. 1.7. Parimi i parandalimit – është e drejtë dhe detyrim i çdo personi juridik a fizik që të ndërmerr masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës përpara se dëmi të ndodh. 1.8. Parimi i bashkëpunimit - në shfrytëzimin e të mirave të natyrës dhe planifikimin e hapësirës personat juridik dhe fizik detyrohen tu përmbahen parimeve, masave dhe kushteve të mbrojtjes së natyrës. 2. Në mbrojtjen dhe përparimin e natyrës do të zbatohen parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit në pajtim me ligjin.

Nenet Neni 6

Zbatimit i mbrojtjes së natyrës

1. Mbrojtja e natyrës zbatohet përmes ruajtjes se larmisë biologjike, peizazhore dhe vlerave të natyrës. 2. Mbrojtja e natyrës zbatohet veçanërisht përmes: 2.1. përcaktimit dhe vlerësimit të gjendjes së përbërësve të larmisë biologjike dhe peizazhore; 2.2. zbatimit të masave të mbrojtjes së natyrës; 2.3. vendosjes së kushteve dhe masave të mbrojtjes së natyrës në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe planet e menaxhimit me të mirat e natyrës në veprimtarit e xehetarisë, bujqësisë, pylltarisë, gjuetisë, peshkatarisë, hidro-ekonomisë si dhe veprimtarive tjera me ndikim në natyrë; 2.4. hartimit të raporteve për gjendjen e natyrës, nxjerrjen dhe zbatimin e strategjisë, programeve, planeve të veprimit dhe planeve të menaxhimit; 2.5. përcaktimit të vlerave të natyrës dhe vlerave të mbrojtura të natyrës; 2.6. themelimit të sistemit për administrim me vlerat e natyrës dhe vlerat e mbrojtura të natyrës; 2.7. lidhjes dhe harmonizimit të sistemit shtetëror me sistemin ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës; 2.8. inkurajimit të hulumtimeve shkencore në lëmin e mbrojtjes së natyrës; 2.9. njoftimit të publikut me gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 2.10. inkurajimit dhe mbështetjes të mbrojtjes së natyrës përmes ngritjes së vetëdijes së publikut, posaçërisht përmes procesit të arsimimit.

Nenet Neni 8

1. Vlerat e mbrojtura të natyrës sipas këtij ligji janë: 1.1. zonat e mbrojtura: 1.1.1. rezervati strikt i natyrës; 1.1.2. parku kombëtar; 1.1.3. zonë e veçantë – ZVM dhe ZVR; 1.1.4. park natyre; 1.1.5. monument natyre; 1.1.6. peizazh i mbrojtur; 1.1.7. monument i arkitekturës së parkut. 1.2. llojet e mbrojtura: 1.2.1. lloj i egër strikt i mbrojtur; 1.2.2. lloj i egër i mbrojtur; 1.2.3. lloj i zbutur vendor i mbrojtur. 1.3. mineralet, shtresimet dhe fosilet e mbrojtura. 2. Vlerat e mbrojtura të natyrës renditen në shkallë të rëndësisë: 2.1. ndërkombëtare; 2.2. kombëtare; 2.3. lokale. 3. Radhitja sipas shkallëve nga paragrafi 2. i këtij neni, përcaktohet me akt nën ligjor nga Ministria në bazë të vlerësimit profesional të vlerës së mbrojtur të natyrës.

Nenet Neni 10

Rezervati strikt i natyrës 1. Rezervati strikt i natyrës është zonë e tokës dhe/ose ujit e pandryshuar ose shumë pak e ndryshuar dhe është i dedikuar ekskluzivisht për ruajtjen e natyrës së paprekur, hulumtime shkencore të larmisë biologjike, përcjelljen e gjendjes së natyrës si dhe arsimimit nëse nuk rrezikojnë zhvillimin e lirshëm të proceseve natyrore. 2. Për hulumtime dhe vizita arsimore në rezervatin strikt duhet të merret leja nga Ministria. 3. Në rezervatin strikt ndalohet kryerja e veprimtarive ekonomike dhe veprimtarive të tjera.

Nenet Neni 11

Parku kombëtar

1. Parku kombëtar është zonë e gjerë e tokës dhe/ose ujit, me vlera të jashtëzakonshme dhe të shumëllojshme natyrore, përfshin një ose më shumë ekosisteme natyrore të ruajtura ose pak të ndryshuara dhe kryesisht dedikohet për ruajtjen e vlerave burimore të natyrës. 2. Parku kombëtar ka rëndësi shkencore, kulturore, edukativo arsimore dhe rekreative. 3. Në parkun kombëtar lejohen punët dhe veprimtaritë me të cilat nuk rrezikohet natyra burimore. 4. Në parkun kombëtar ndalohet shfrytëzimi ekonomik i të mirave të natyrës. 5. Në parkun kombëtar lejohen veprimtaritë hoteliere – turistike dhe rekreative të cilat janë në funksion të vizitave, arsimimit, të nevojave shëndetësore – rekreative dhe turistike, bujqësia ekstensive tradicionale, peshkataria nëse nuk rrezikohet ekzistenca e llojeve dhe baraspesha natyrore në pajtim me këtë Ligj dhe planin e menaxhimit. 6. Veprimtaritë nga paragrafi 5. të këtij neni mund të kufizohen për të ruajtur natyrën burimore të parkut kombëtar.

Nenet Neni 12

Zona e veçantë e mbrojtur

1. Zona e veçantë e mbrojtur është zonë e tokës dhe/ose ujit me rëndësi të veçantë për shkak se është unike, e rrallë - reprezentative, ose është vendbanim i llojeve të egra dhe veçanërisht është i rëndësishëm për hulumtime shkencore. 2. Zona e veçantë mundet me qenë: bimore, mikologjike, e vegjetacionit pyjor, zoologjike - ornitologjike, ihtiologjike, gjeologjike, paleontologjike, hidrogjeologjike, hidrologjike etj. 3. Në zonën e veçantë nuk lejohen ndërhyrjet, punët dhe veprimtaritë të cilat munden me ia prishë veçoritë për shkak të cilave është shpallë zonë e veçantë - grumbullimi dhe shkatërrimi i bimëve, shqetësimi, kapja dhe vrasja e shtazëve, futja e llojeve të reja biologjike, ndërhyrjet melioruse, llojet e ndryshme të ekonomizimit dhe shfrytëzimi tjetër e të ngjashme. 4. Në zonën e veçantë janë të lejuara ndërhyrjet, punët dhe veprimtaritë me të cilat mbahen ose përmirësohen kushtet të rëndësishme për ruajtjen e veçorive për shkak të cilave është shpallë zona. 5. Vizita dhe shikimi i zonës së veçantë mund të ndalohet ose të kufizohet me masat e mbrojtjes. 6. Me aktin ligjor për shpalljen e zonës së veçantë njëkohësisht mund të mbrohen vlera të ndryshme për shkak të së cilave shpallet zona ornitologjike – ihtiologjike, gjeologjiko – hidrologjike etj.

Nenet Neni 17

Llojet e mbrojtura

1. Llojet e egra të cilat janë të rrezikuara dhe të rralla mbrohen si lloje strikt të mbrojtura dhe lloje të mbrojtura. 2. Lloji strikt i mbrojtur mund të përcaktohet nëse: 2.1. lloji i egër është i kërcënuar të zhduket nga territori i Republikës së Kosovës; 2.2. është lloj endemik i përhapur në një territor të kufizuar; 2.3. lloj i egër i mbrojtur në bazë të akteve ndërkombëtare. 3. Lloji i mbrojtur mund të përcaktohet nëse: 3.1. lloji i egër vendor është i ndjeshëm ose i rrallë dhe nuk kërcënohet të zhduket nga territori i Republikës së Kosovës; 3.2. lloji i egër i cili nuk është i kërcënuar por për shkak dukjes së tij lehtë mund të ngatërrohet me llojin e egër të kërcënuar; 3.3. lloji egër sipas akteve ndërkombëtare në fuqi. 4. Lloj vendor i zbutur i mbrojtur mund të përcaktohet ajo racë/varietet autokton i bimës ose e shtazës e cila është zhvilluar si pasojë e kultivimit tradicional dhe paraqet vlerë të trashëgimisë natyrore. 5. Për çështjet për të cilat mbrojtja e llojeve të egra të mbrojtura dhe llojeve vendore të zbutura nuk është rregulluar me këtë ligj zbatohen dispozitat e veçanta të legjislacionit ne fuqi.