Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Nuk ka rezultat
Ligjet
Articles
Ligjet KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 360

Shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës

1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerr jashtë Republikës së Kosovës trofenë nga kafshët e egra, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerr jashtë Republikës së Kosovës trofenë nga kafshët e egra të fituar me anë të veprës penale nga paragrafët 1. deri 3. të nenit 359 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 3. Trofetë e kafshëve të egra konfiskohen.

Nenet Neni 361

Shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës

Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme shet apo nxjerrë jashtë Republikës së Kosovës të mira, bimë apo kafshë posaçërisht të mbrojtura, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.