Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare PNDCP
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 1.2

Të gjithë popujt, për qëllimet e tyre, mund të disponojnë lirshëm pasurinë dhe burimet e tyre natyrore pa paragjykuar detyrimet që rrjedhin nga bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar, bazuar në parimin e përfitimit të ndërsjellë, dhe të drejtës ndërkombëtare. Në asnjë rast një popull nuk mund të privohet nga mjetet e veta të jetesës.

Ligjet
Articles
Ligjet LMM
LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Nenet Neni 57

1. Organet vendimmarrëse sigurojnë pjesëmarrje dhe rol aktiv të publikut gjatë procesit të marrjes së vendimeve për: 1.1. vlerësimin strategjik mjedisor; 1.2. vlerësimin e ndikimit në mjedis; 1.3. procedurën e lëshimit të lejes ujore dhe lejes integruese; 1.4. nxjerrjen e ligjeve. 2. Publiku informohet përmes mjeteve të informimit për procedurën e marrjes së vendimeve dhe merr pjesë në dhënien e mendimit, komenteve dhe sugjerimeve institucionit kompetent dhe me kohë informohet për vendimin e marrë në pajtim me ligj.

Nenet Neni 1

1. Me këtë ligj harmonizohen zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale me parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Qëllimi i këtij ligji është të promovojë krijimin e mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis të Bashkimit Evropian

Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon sistemin e integruar për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Ky ligj synon: 2.1. shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe kufizimin e emisioneve shkarkimeve të ndotjes së mjedisit, parandalimin e dëmtimit, rehabilitimin dhe përmirësimin e mjedisit të dëmtuar; 2.2. përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut; 2.3. ruajtjen dhe mirëmbajtjen e resurseve natyrore, të përtritshme dhe të papërtritshme, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre; 2.4. bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit; 2.5. bashkëveprimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit; 2.6. nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit. 2.7. të sigurohet se zhvillimi në Kosovë është i qëndrueshëm në mënyrë që dheu, ajri, uji dhe burimet e jetesës në Kosovë të mbrohen dhe ruhen në të mirë të gjeneratave të ardhshme; 2.8. të promovohen masa regjionale dhe ndërkombëtare për ruajtje, mbrojtje dhe përmirësim të cilësisë së mjedisit; dhe 2.9. të bëhet përshtatja e ligjeve, akteve nënligjore, procedurave dhe institucioneve të Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Nenet Neni 6

1. Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, është zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes pa prekur mundësitë dhe kapacitetet që edhe brezat e ardhshëm t`i plotësojnë nevojat e tyre. 2. Parimi i integrimit të mbrojtjes së mjedisit. Autoritetet publike do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët mes veti për zhvillimin dhe adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit. 3. Parimet e harmonizimit gradual me standardet e Bashkimit Evropian. Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Evropian më qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të shëndoshë për njeriun në parimet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brenda komunitetit shkencor, për përmirësimin e mjedisit. 4. Parimi i vigjilencës dhe parandalimit, deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet dhe përfitimet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe zbatohet në atë mënyrë që të parandalojë ose të ndërpresë efektet e dëmshme në mjedis pa rrezikimin e shëndetit të njeriut. 5. Parimi i parandalimit zbatohet përmes Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe zbatimin e Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të Ndotjes. 6. Mungesa e njohurive të tërësishme shkencore nuk mund të jetë arsye për mos ndërmarrjen e masave parandaluese të pengimit të rrezikimit dhe degradimit të mjedisit, në rastet e mundshme ose ekzistuese që kanë ndikim të mundshëm në mjedis. 7. Parimi “ndotësi paguan” ndotësi paguan kompensimin për ndotjen e mjedisit nëse gjatë aktivitetit të vet shkakton ngarkesë në mjedis me prodhimin, shfrytëzimin ose vënien në qarkullimit të lëndës së parë, gjysmë prodhimit ose prodhimit i cili përmban materie të dëmshme për mjedisin. 8. Parimi “shfrytëzuesi paguan“, shfrytëzuesi i resurseve natyrore detyrohet të paguajë një çmim real për shfrytëzimin e tyre dhe të rikultivojë hapësirën pas përfundimit të aktiviteteve shfrytëzuese. 9. Parimi i përgjegjësisë subsidiare, në rastet kur përgjegjësia për ndotje nuk mundë të konstatohet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit të ndotjes në mjedis e bartin institucionet shtetërore. 10. Parimi i masave inkurajuese, Qeveria do të promovojë praktikat dhe aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes me masa inkurajuese dhe stimuluese për personat juridik e fizik të cilët zgjedhin teknikat më të mira të mundshme dhe prodhimtari të pastër. 11. Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji, ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta. 12. Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. 13. Parimi i nivelit të lartë të mbrojtjes. 14. Parimi i përputhshmërisë me ligjin e Bashkimit Evropian. 15. Parimi i masave paraprake. 16. Parimi që nënkupton se dëmi mjedisor duhet të rregullohet në burim. 17. Parimi i mbulimit të shpenzimeve.

Ligjet LPMN
LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon mbrojtjen e natyrës, shfrytëzimin e qëndrueshëm të sajë dhe veçanërisht: 1.1. mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në gjendje të baraspeshës natyrore; 1.2. përtëritja e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara; 1.3. vendosjen e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim, monitorim, informim dhe financim me qëllim të mbrojtjes së natyrës; 1.4. pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre; 1.5. sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 1.6. sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe rekreacion në natyrë; 1.7. parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e aktiviteteve ekonomike; 1.8. mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore dhe llojeve me interes për Kosovën sipas standardeve të BE-së; 1.9. ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë, vezët e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).

Nenet Neni 5

Parimet e Mbrojtjes së Natyrës

1. Mbrojtja dhe ruajtja e natyrës bazohet në parimet: 1.1. Parimi i përkujdesjes – kur bazuar në njohurit shkencore dhe tekniko- teknologjike konstatohet se një aktivitet i veçantë ose veprim mund të dëmtoj natyrën, masat dhe aktivitetet e domosdoshme duhet të ndërmerren përpara se dëmet mund të ndodhin. 1.2. Parimi i integrimit – masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës duhet të integrohen në të gjitha planet zhvillimore strategjike, dokumentet dhe programet e planifikimit hapësinor, planet zhvillimore hapësinore si dhe planet për menaxhimin dhe shfrytëzimin e të mirave të natyrës. 1.3. Parimi shfrytëzuesi paguan – kur shfrytëzon natyrën shfrytëzuesi është i detyruar që të paguaj për lartësinë e shpenzimeve të mirëmbajtjes së baraspeshës natyrore dhe shfrytëzimin e trashëgimisë natyrore si dhe të sanoj dëmtimin e natyrës që ka ndodhur gjatë shfrytëzimit të natyrës dhe trashëgimisë natyrore. 1.4. Parimi i proporcionalitetit - të mirat natyrore të pa përtëritshme duhet shfrytëzuar në mënyrë racionale, ndërsa ato të ripërtëritshme në mënyrë të qëndrueshme. 1.5. Parimi i pjesëmarrjes së publikut - publiku ka të drejt për qasje në informatat për gjendjen e natyrës, të drejt ne informimin me kohë për dëmet në natyrë, masat e ndërmarra për eliminimin e dëmeve të shkaktuara, si dhe të drejtën dhe mundësin e pjesëmarrjes në vendim marrje për natyrën. 1.6. Parimi i përgjegjësisë subsidiare - në rastet kur përgjegjësia për dëmin nuk dihet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit dëmit në natyrë e bartin institucionet shtetërore. 1.7. Parimi i parandalimit – është e drejtë dhe detyrim i çdo personi juridik a fizik që të ndërmerr masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës përpara se dëmi të ndodh. 1.8. Parimi i bashkëpunimit - në shfrytëzimin e të mirave të natyrës dhe planifikimin e hapësirës personat juridik dhe fizik detyrohen tu përmbahen parimeve, masave dhe kushteve të mbrojtjes së natyrës. 2. Në mbrojtjen dhe përparimin e natyrës do të zbatohen parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit në pajtim me ligjin.

Nenet Neni 6

Zbatimit i mbrojtjes së natyrës

1. Mbrojtja e natyrës zbatohet përmes ruajtjes se larmisë biologjike, peizazhore dhe vlerave të natyrës. 2. Mbrojtja e natyrës zbatohet veçanërisht përmes: 2.1. përcaktimit dhe vlerësimit të gjendjes së përbërësve të larmisë biologjike dhe peizazhore; 2.2. zbatimit të masave të mbrojtjes së natyrës; 2.3. vendosjes së kushteve dhe masave të mbrojtjes së natyrës në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe planet e menaxhimit me të mirat e natyrës në veprimtarit e xehetarisë, bujqësisë, pylltarisë, gjuetisë, peshkatarisë, hidro-ekonomisë si dhe veprimtarive tjera me ndikim në natyrë; 2.4. hartimit të raporteve për gjendjen e natyrës, nxjerrjen dhe zbatimin e strategjisë, programeve, planeve të veprimit dhe planeve të menaxhimit; 2.5. përcaktimit të vlerave të natyrës dhe vlerave të mbrojtura të natyrës; 2.6. themelimit të sistemit për administrim me vlerat e natyrës dhe vlerat e mbrojtura të natyrës; 2.7. lidhjes dhe harmonizimit të sistemit shtetëror me sistemin ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës; 2.8. inkurajimit të hulumtimeve shkencore në lëmin e mbrojtjes së natyrës; 2.9. njoftimit të publikut me gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 2.10. inkurajimit dhe mbështetjes të mbrojtjes së natyrës përmes ngritjes së vetëdijes së publikut, posaçërisht përmes procesit të arsimimit.

Nenet Neni 8

1. Vlerat e mbrojtura të natyrës sipas këtij ligji janë: 1.1. zonat e mbrojtura: 1.1.1. rezervati strikt i natyrës; 1.1.2. parku kombëtar; 1.1.3. zonë e veçantë – ZVM dhe ZVR; 1.1.4. park natyre; 1.1.5. monument natyre; 1.1.6. peizazh i mbrojtur; 1.1.7. monument i arkitekturës së parkut. 1.2. llojet e mbrojtura: 1.2.1. lloj i egër strikt i mbrojtur; 1.2.2. lloj i egër i mbrojtur; 1.2.3. lloj i zbutur vendor i mbrojtur. 1.3. mineralet, shtresimet dhe fosilet e mbrojtura. 2. Vlerat e mbrojtura të natyrës renditen në shkallë të rëndësisë: 2.1. ndërkombëtare; 2.2. kombëtare; 2.3. lokale. 3. Radhitja sipas shkallëve nga paragrafi 2. i këtij neni, përcaktohet me akt nën ligjor nga Ministria në bazë të vlerësimit profesional të vlerës së mbrojtur të natyrës.

Nenet Neni 10

Rezervati strikt i natyrës 1. Rezervati strikt i natyrës është zonë e tokës dhe/ose ujit e pandryshuar ose shumë pak e ndryshuar dhe është i dedikuar ekskluzivisht për ruajtjen e natyrës së paprekur, hulumtime shkencore të larmisë biologjike, përcjelljen e gjendjes së natyrës si dhe arsimimit nëse nuk rrezikojnë zhvillimin e lirshëm të proceseve natyrore. 2. Për hulumtime dhe vizita arsimore në rezervatin strikt duhet të merret leja nga Ministria. 3. Në rezervatin strikt ndalohet kryerja e veprimtarive ekonomike dhe veprimtarive të tjera.

Nenet Neni 11

Parku kombëtar

1. Parku kombëtar është zonë e gjerë e tokës dhe/ose ujit, me vlera të jashtëzakonshme dhe të shumëllojshme natyrore, përfshin një ose më shumë ekosisteme natyrore të ruajtura ose pak të ndryshuara dhe kryesisht dedikohet për ruajtjen e vlerave burimore të natyrës. 2. Parku kombëtar ka rëndësi shkencore, kulturore, edukativo arsimore dhe rekreative. 3. Në parkun kombëtar lejohen punët dhe veprimtaritë me të cilat nuk rrezikohet natyra burimore. 4. Në parkun kombëtar ndalohet shfrytëzimi ekonomik i të mirave të natyrës. 5. Në parkun kombëtar lejohen veprimtaritë hoteliere – turistike dhe rekreative të cilat janë në funksion të vizitave, arsimimit, të nevojave shëndetësore – rekreative dhe turistike, bujqësia ekstensive tradicionale, peshkataria nëse nuk rrezikohet ekzistenca e llojeve dhe baraspesha natyrore në pajtim me këtë Ligj dhe planin e menaxhimit. 6. Veprimtaritë nga paragrafi 5. të këtij neni mund të kufizohen për të ruajtur natyrën burimore të parkut kombëtar.

Nenet Neni 12

Zona e veçantë e mbrojtur

1. Zona e veçantë e mbrojtur është zonë e tokës dhe/ose ujit me rëndësi të veçantë për shkak se është unike, e rrallë - reprezentative, ose është vendbanim i llojeve të egra dhe veçanërisht është i rëndësishëm për hulumtime shkencore. 2. Zona e veçantë mundet me qenë: bimore, mikologjike, e vegjetacionit pyjor, zoologjike - ornitologjike, ihtiologjike, gjeologjike, paleontologjike, hidrogjeologjike, hidrologjike etj. 3. Në zonën e veçantë nuk lejohen ndërhyrjet, punët dhe veprimtaritë të cilat munden me ia prishë veçoritë për shkak të cilave është shpallë zonë e veçantë - grumbullimi dhe shkatërrimi i bimëve, shqetësimi, kapja dhe vrasja e shtazëve, futja e llojeve të reja biologjike, ndërhyrjet melioruse, llojet e ndryshme të ekonomizimit dhe shfrytëzimi tjetër e të ngjashme. 4. Në zonën e veçantë janë të lejuara ndërhyrjet, punët dhe veprimtaritë me të cilat mbahen ose përmirësohen kushtet të rëndësishme për ruajtjen e veçorive për shkak të cilave është shpallë zona. 5. Vizita dhe shikimi i zonës së veçantë mund të ndalohet ose të kufizohet me masat e mbrojtjes. 6. Me aktin ligjor për shpalljen e zonës së veçantë njëkohësisht mund të mbrohen vlera të ndryshme për shkak të së cilave shpallet zona ornitologjike – ihtiologjike, gjeologjiko – hidrologjike etj.

Nenet Neni 17

Llojet e mbrojtura

1. Llojet e egra të cilat janë të rrezikuara dhe të rralla mbrohen si lloje strikt të mbrojtura dhe lloje të mbrojtura. 2. Lloji strikt i mbrojtur mund të përcaktohet nëse: 2.1. lloji i egër është i kërcënuar të zhduket nga territori i Republikës së Kosovës; 2.2. është lloj endemik i përhapur në një territor të kufizuar; 2.3. lloj i egër i mbrojtur në bazë të akteve ndërkombëtare. 3. Lloji i mbrojtur mund të përcaktohet nëse: 3.1. lloji i egër vendor është i ndjeshëm ose i rrallë dhe nuk kërcënohet të zhduket nga territori i Republikës së Kosovës; 3.2. lloji i egër i cili nuk është i kërcënuar por për shkak dukjes së tij lehtë mund të ngatërrohet me llojin e egër të kërcënuar; 3.3. lloji egër sipas akteve ndërkombëtare në fuqi. 4. Lloj vendor i zbutur i mbrojtur mund të përcaktohet ajo racë/varietet autokton i bimës ose e shtazës e cila është zhvilluar si pasojë e kultivimit tradicional dhe paraqet vlerë të trashëgimisë natyrore. 5. Për çështjet për të cilat mbrojtja e llojeve të egra të mbrojtura dhe llojeve vendore të zbutura nuk është rregulluar me këtë ligj zbatohen dispozitat e veçanta të legjislacionit ne fuqi.

Ligjet LPPK
LIGJI NR. 2003/3 PËR PYJET E KOSOVËS, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 34 /
Nenet Neni 1

Ligji mbi Pyjet

1.1 Ky ligj mund të citohet si “Ligji për Pyjet e Kosovës”. 1.2 Pyjet e Kosovës janë resurse kombëtare. Do të udhëhiqen në atë mënyrë që të ofrojnë rendimente me vlerë dhe në të njejtën kohë të ruhet biodiversiteti për të mirën e gjeneratave të tashme dhe të ardhshme . Udhëheqja e pyjeve do të marrë parasysh gjithashtu edhe interesat të tjera publike.

Nenet Neni 23

Përcaktimet e shfrytëzimeve të kufizuara

23.1 a) Për menaxhim të qëndrueshëm të tokës nën administrim të Agjencisë Pyjore, Agjencia Pyjore nxjerr rregulla që përcaktojnë zonat e shfrytëzimit të kufizuar. b) Në një përcaktim të tillë, Agjencia Pyjore mund të kufizojë, ndalojë ose vendosë për kushtet e shfrytëzimit të atij pylli. c) Qëllimi për të bërë një përcaktim të tillë përfshin sa vijon: 1. Parandalimin e shfrytëzimit të resurseve që nuk ripërtrihen në mënyrë që të mos dëmtohen resurset që mund të përtërihen, 2. Të mbrojë ujin, kafshët e egra ose resurset e tjera të ndieshme, 3. Të asistojë në ripërtëritjen ose ripyllzimin, 4. Të asistojë punën kërkimore dhe trajnimet pyjore, 5. Të zhvillojë tokën pyjore për aktivitete rekreative të ndërlidhura me pyllin. Ose 6. Të menaxhimit të pyllit sipas një marrëveshjeje kooperuese pyjore. d) Me qëllim të aplikimit të Ligjit Penal dhe dispozitave të tjera ndëshkuese, përcaktimi i tokës sipas kësaj pike do të konsiderohet pyll i mbrojtur.

Nenet Neni 24

Menaxhimi i tokave të tjera

Agjencia Pyjore mund të hyjë në marrëveshje me pjesët të tjera të Qeverisë për të asistuar në administrimin ose menaxhimin e parqeve, dhe tokave të ngjashme kur shërbimet e Agjencisë Pyjore mund të jenë të dobishme.

Nenet Neni 26

Mbrojtja nga zjarri

26.1 Asnjë person pa leje paraprake s’mund të ndezë zjarr të hapur në pyjet ose tokat pyjore. 26.2 Në kuptim të këtij neni, zjarri i hapur nuk përfshin një zjarr përbrenda një ndërtese ose oxhaku, apo pajisjeve të tjera të dizajnuara për mbajtjen e sigurt të zjarrit. 26.3 Agjencia Pyjore lëshon leje për ndezjen e hapur të zjarreve, kur një veprim i tillë është në përputhshmëri me shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyllit. 26.4 Ministri do të nxjerrë rregulla me të cilat rregullon lëshimin e lejeve sipas këtij neni.

Nenet Neni 27

Autorizimet e Agjencisë Pyjore për mbrojtje dhe ripërtërirje

27.1 a) Me konstatim se gjendja në tokën private rrezikon dëmtimin e pyjeve në pronësi tjetër, Agjencia Pyjore mund të urdhërojë pronarin t’i japë fund kësaj gjendjeje. b) Autoriteti në këtë pikë përfshin autorizimin për të urdhëruar veprime për të zvogëluar rrezikun ose kërcënimet prej zjarrit dhe shtazët bimëngrënëse. c) Nëse një pronar dështon të respektojë një urdhër nën këtë pikë përbrenda një kohe të arsyeshme, Agjencia Pyjore mund të hyjë në pronë, të ndërmarrë veprimet për t’i dhëne fund gjendjes dhe t’ia faturojë pronarit koston e veprimit të tillë. 27.2 a) Me konstatim se gjendja në pyllin ose tokën pyjore private kërcënon të dëmtojë (dobësojë) shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore, Agjencia Pyjore do të urdhërojë pronarin të veprojë për të hequr rrezikun. b) Autoriteti në këtë pikë përfshin autorizimin për të urdhëruar veprime për të mbrojtur tokën dhe ujërat pyjore dhe autorizimin për të urdhëruar ripyllëzim. c) Nëse një pronarë dështon të përmbushë urdhërin nën këtë pikë përbrenda kohës së caktuar, Agjencia Pyjore do të hyjë në pronë, të veprojë për ti dhënë fund gjendjes, dhe mbulojë shpenzimet nga pronari për një veprim të tillë. 27.3 a) Kur një person ndërmerr ose planifikon të ndërmerr veprime në pyjet publike që përkohësisht mund të dëmtojnë resurset pyjore sipas administrimit të Agjencisë Pyjore, mund të lëshojë një urdhëresë që pengon veprimet e tilla derisa personi, 1. Përgatit planin për ripërtëritjen e pyllit pasi që veprimi të jetë realizuar, dhe 2. Garanton realizimin e ripërtëritjes së pyllit përmes një kontrate ose mekanizmave të tjerë financiarë të pranueshëm për Agjencinë Pyjore b) Ministri nxjerr rregullore sa i përket madhësisë dhe natyrës së garancioneve financiare të kërkuara sipas kësaj pike. 27.4 a) Agjencia pyjore mund të hyjë në cilëndo tokë dhe mund të marrë veprime të arsyeshme si përgjegje rasteve emergjente që kërcënojnë jetërat ose pronën, siç janë zjarret e pyjeve, rrëshqitja e tokës ose vërshimet. b) Në pyjet private, Agjencia Pyjore mund të marrë veprime sipas kësaj pike edhe nëse veprimet nuk janë të mbuluara me planet ekzistuese afatgjata menaxhuese ose planet menaxhuese operacionale, sidoqoftë, sa më shpejt që është e mundur pas paraqitjes së emergjencës. Agjencia Pyjore do të rishikojë planet ose të lëshojë planet e reja, siç është e domosdoshme të mbulojë menaxhimin e pyjeve të prekura.

Nenet Neni 29

Shërbimi i Mbrojtjes

29.1 Shërbimi i mbrojtjes së pyjeve organizohet dhe drejtohet nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, përmes njësive të Agjencisë Pyjore nëpër Komuna. Shërbimi i mbrojtjes së pyjeve përbëhet nga rojet e pyjeve me një strukturë të brendshme të organizimit. Roja e pyjeve, gjatë ushtrimit të detyrës ështi i pajisur me uniformë, legjitimacion zyrtar, armë zjarri, dhe rekuizita tjera të domosdoshme për kryerjen efikase të detyrës. Rregullat më të plota mbi uniformën zyrtare, kartën legjitimuese, armën e zjarrit, rekuizitat e tjera të domosdoshme si dhe kushtet kualifikative të cilat duhet ti plotësojnë aplikantët për roje pylli, i cakton Ministria përkatëse për çështjet e pylltarisë. 29.2 Roja e pyllit ka këto autorizime dhe kompetenca: a) të legjitimojë personat të cilët i takon në pyll duke kryer veprime kundërligjore apo në bazë të dyshimit për veprime të tilla, b) të kontrollojë vendet e prerjes, përpunimit dhe deponimit të drunjëve si dhe kontrollin e trafikut të drunjëve, c) të ndalojë mjetet transportuese në rrugë pyjore e publike dhe të kontrollojë ngarkesat e tyre me prodhime drunore, d) në rast të shkaktimit të zjarrit, të ndërmarrë masat e nevojshme për alarmim dhe për fikjen e zjarrit , e) bëjë konfiskimin e përkohshëm të drunjëve me prejardhje ilegale dhe për veprimet e kundërligjshme e informon eprorin kompetent të shërbimit, si dhe f) ndërmarrë masa dhe veprime të tjera në bazë të autorizimeve që dalin nga ligji dhe rregullat e tjera. 29.3 Për kryerjen me sukses të detyrës, rojet e pyjeve do të bashkëpunojnë me organet e rendit publik dhe inspekcionin e pylltarisë. Inspekcioni pyjor 29.4 Për kryerjen e punëve të inspekcionit pyjor, Inspektori i pyjeve ka këto autorizime dhe kompetenca: a) mbikëqyrë të gjitha aktivitetet menaxhuese që kryhen në pyje, objektet e punës ,mjetet dhe të gjitha vendet ku bëhet deponimi, përpunimi dhe qarkullimi i prodhimeve pyjore, b) mbikëqyrë realizimin e planeve menaxhuese, projekteve dhe programeve të tjera si dhe pajtueshmërinë reciproke të tyre. c) kontrollon librat afariste dhe dokumentacionin tjetër me qëllim të verifikimit të zbatimit të ligjit dhe dispozitave të tjera mbi pyjet, d) kontrollon dokumentacionin e dëmkosjes dhe origjinës së prodhimeve pyjore, e) kryen edhe punë të tjera nga fushveprimi i organit të inspekcionit. 29.5 Në rastet kur vërteton se është shkelur ligji apo rregullat të tjera, inspektori i pyjeve ndërmerr këto masa: a) ndalon prerjet e drunjëve të cilat nuk kryhen në pajtim me këtë ligj dhe dispozitave të nxjerra prej tij, b) urdhëron që të kryhen punët sipas planeve menaxhuese e në rastet kur moszbatimi i planit menaxhues për pasojë do të shkaktonte dëme, ndërmerr masa përkatëse, c) bënë konfiskimin e përkohshëm të drunjëve të prerë në mënyrë të kundërligjshme, mjetet me të cilat janë kryer veprimet e tilla (spata,motosharra) dhe drunjët ilegal në qarkullim, si dhe d) ndërmarrë masa në raste emergjente. 29.6 Autorizimet, kompetencat dhe procedurat e nxjerrjes së vendimeve të inspektorit të pyjeve dhe bashkërëndimi i autorizimeve dhe kompetencave të inspektorëve pyjor qendror dhe lokal, caktohen nga Ministria për çështjet e pylltarisë.