Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 13

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas  në fushat e tjera tё jetёs ekonomike dhe shoqërore, për t'i siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:

Neni 13.c

(c) Të drejtën për të marrë pjesë në aktivitetet zbavitëse, sportive dhe në të gjitha aspektet e jetës kulturore.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 31.2

Shtetet Palë respektojnë dhe nxisin të drejtën e fëmijës për pjesëmarrje të plotë në jetën kulturore dhe artistike, inkurajojnë sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta për kohën e lirë dhe për veprimtari kulturore, artistike, argëtuese dhe çlodhëse.

Ligjet
Articles
Ligjet Ligji Nr. 05/L -067 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E PERSONAVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
Ligji Nr. 05/L -067 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E PERSONAVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
Nenet Neni 4

Mbrojtja Përfituesit e këtij ligji mbrohen nga të gjitha llojet dhe format e diskriminimit, shfrytëzimit, abuzimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e me theks të veçantë me standardet dhe parimet e përcaktuara me Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Nenet Neni 5

Mbrojtja e integritetit të personit

Përfituesit e këtij ligji kanë të drejtën e mbrojtjes së dinjitetit dhe për respekt ndaj integritetit të tyre fizik dhe mendor në bazë të barabartë me personat e tjerë.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi Me këtë ligj përcaktohen të drejtat në beneficione të përfituesve të këtij ligji si dhe procedurat administrative për realizimin e këtyre të drejtave

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon mbrojtjen e natyrës, shfrytëzimin e qëndrueshëm të sajë dhe veçanërisht: 1.1. mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në gjendje të baraspeshës natyrore; 1.2. përtëritja e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara; 1.3. vendosjen e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim, monitorim, informim dhe financim me qëllim të mbrojtjes së natyrës; 1.4. pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre; 1.5. sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 1.6. sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe rekreacion në natyrë; 1.7. parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e aktiviteteve ekonomike; 1.8. mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore dhe llojeve me interes për Kosovën sipas standardeve të BE-së; 1.9. ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë, vezët e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).