Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Article 6.1

E drejta e jetёs ёshtё e drejtё e lindur e njeriut. Kjo e drejtё duhet tё mbrohet me ligj. Askush nuk mund tё privohet arbitrarisht nga jeta.

Article 6.2

2. Nё vendet ku nuk ёshtё hequr dënimi me vdekje, ai mund tё jepet vetёm pёr krimet mё tё rёnda, nё pёrputhje me ligjin nё fuqi nё kohёn e kryerjes së krimit dhe nuk duhet tё jetё nё kundёrshtim me dispozitat e kёtij Pakti dhe me Konventёn pёr Parandalimin dhe Ndjekjen e Krimit tё Gjenocidit. Ky dёnim mund tё jepet vetёm nё bazё tё njё gjykimi pёrfundimtar nga njё gjykatё kompetente.

 

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 3

Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 6.1

Shtetet Palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.

Neni 6.2

Shtete Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës.

Neni 37.c

(c) Çdo fëmijë i privuar nga liria të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të njeriut dhe në mënyrë të tillë; që të kihen parasysh nevojat e personave të moshës së tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me përjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin më të lartë të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajë lidhje me familjen me korrespondencë dhe vizita, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme;

Neni 37

Shtetet Palë sigurojnë që:

 (a) Asnjë fëmijë të mos i nënshtrohet torturës, as trajtimeve ose dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. As dënimi me vdekje, as burigimi i përjetshëm nuk duhet të jepen për shkelje të ligjit; të kryera nga persona nën 18 vjeç;

(b) Asnjë fëmije të mos i mohohet liria në mënyrë të paligjshme ose arbitrare. Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër.

 (c) Çdo fëmijë i privuar nga liria të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të njeriut dhe në mënyrë të tillë; që të kihen parasysh nevojat e personave të moshës së tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me përjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin më të lartë të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajë lidhje me familjen me korrespondencë dhe vizita, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme;

(d) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t’i jepet menjëherë ndihmë juridike ose çdo ndihmë tjetër e përshtatshme, si dhe të drejtën të kundërshtojë vendimin për heqjen e lirisë përpara një gjykate ose një autoriteti tjetër kompetent, të pavarur dhe të paanshëm si dhe për një vendim të shpejtë për çdo rast të tillë.

Ligjet
Articles
Ligjet LIGJI Nr. 03/L-160 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA , GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 67 /
LIGJI Nr. 03/L-160 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA , GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 67 /
Nenet Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të rregulloj dhe garantoj të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit.