Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Nenet
Neni 12

1.Palët, kur është e përshtatshme, do të marrin masa në fushën e arsimit dhe studimeve për të nxitur njohjen e kulturës, historisë, gjuhës dhe besimit fetar të pakicave kombëtare të tyre dhe të shumicës.

2.Në këtë kuadër, Palët do të sigurojnë ndër të tjera mundësi të përshtatshme për kualifikimin e mësuesve dhe pajisjen me tekste shkollore, dhe të lehtësojnë kontaktet ndërmjet studentëve dhe mësuesve të komuniteteve të ndryshme.

3.Palët angazhohen të nxisin mundësi të barabarta për ndjekjen e arsimit në të gjitha nivelet për personat që i përkasin pakicave kombëtare.

Neni 14

1.Palët angazhohen të njohin se çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të mësojë gjuhën e tij/saj të pakicës.

2. Në zonat ku personat që i përkasin pakicave kombëtare banojnë tradicionalisht apo në numër thelbësor, në se ka një kërkesë të mjaftueshme, Palët do të përpiqen të sigurojnë, për aq sa është e mundur, dhe në kuadrin e sistemeve të tyre arsimore, që personat që i përkasin këtyre pakicave të kenë mundësi të përshtatshme për të mësuar gjuhën e pakicës apo për të marrë mësime në këtë gjuhë.

3.Paragrafi 2 i këtij neni do të zbatohet pa cënuar mësimin e gjuhës zyrtare apo mësimin në këtë gjuhë.

Neni 5(1)

1.Palët angazhohen të nxisin kushtet e nevojshme për personat që iu përkasin pakicave kombëtare për të ruajtur dhe zhvilluar kulturën e tyre, dhe për të ruajtur elementet themelore të këtij identiteti, konkretisht besimin fetar, gjuhën, traditat dhe trashëgiminë kulturore.

Neni 5.2

Pa cënuar masat e marra për realizimin e politikës së tyre të integrimit të përgjithshëm, Palët nuk do të ndërmarrin politika apo praktika që synojnë në asimilimin e personave që iu përkasin pakicave kombëtare kundër vullnetit të tyre dhe do të mbrojnë këta persona nga çdo akt që synon një asimilim i tillë.

Neni 6.1

Palët do të inkurajojnë një frymë tolerance dhe dialogun ndërkulturor dhe do të marrin masa efektive për të nxitur respektin e ndërsjelltë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë personave që jetojnë në territorin e tyre pa dallim përsa i përket identitetit etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar të këtyre personave veçanërisht në fushën e arsimit, kulturës dhe shtypit.

Neni 9.2

Paragrafi 1 nuk do të ndalojë Palët që të kërkojnë, pa diskriminim dhe mbi bazën e kritereve objektive, liçensimin e radiopërhapjes dhe televizionit, apo ndërmarrjeve të kinemasë.

Neni 9.3

Palët nuk do të pengojnë krijimin dhe përdorimin e shtypit të shkruar nga personat që i përkasin pakicave kombëtare. Në kuadrin ligjor të sistemit të përhapjes së radios dhe televizionit, ata do të sigurojnë, për aq sa është e mundur, dhe duke pasur parasysh dispozitat e paragrafit 1, që personat që i përkasin pakicave kombëtare t'iu jepen mundësi për të pasur dhe përdorur shtypin e tyre.

Neni 9.4

Në kuadrin e sistemit të tyre ligjor, Palët do të miratojnë masa të përshtatshme për të lehtësuar kontaktet me shtypin për personat që i përkasin pakicave kombëtare dhe për të nxitur tolerancën dhe lejuar shumëllojshmërinë kulturore.

Neni 10.1

Palët angazhohen të njohin që çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të përdorë lirisht dhe pa ndërhyrje gjuhën e tij/saj të pakicës, në mënyrë personale dhe publike, me gojë dhe me shkrim.

Neni 11.1

Palët angazhohen të njohin se çdo person që i përket pakicave kombëtare ka të drejtën të përdorë mbiemrin (prejardhjen) dhe emrat e parë në gjuhën e pakicës dhe të drejtën për njohjen e tyre zyrtarisht, në përputhje me procedurat e parashikuara në sistemin e tyre ligjor.

Neni 11.2

Palët angazhohen të njohin se çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të shfaqë në gjuhën e tij/saj të pakicës shenja, mbishkrime dhe informacione të tjera të një natyre personale në mënyrë të dukshme për publikun.

Neni 11.3

Në zonat e banuara tradicionalisht nga një numër thelbësor i personave të pakicave kombëtare, Palët do të përpiqen, në kuadrin e sistemit të tyre ligjor, përfshirë kur është e përshtatshme, marrëveshje me shtetet e tjera, dhe duke marrë parasysh kushtet e tyre të veçanta, të vendosin emrat tradicionalë vendas, emrat e rrugëve dhe tregues të tjerë topografikë për publikun edhe në gjuhën e pakicës, kur ka një kërkesë të mjaftueshme për këta tregues.

Neni 9.1

Palët angazhohen të pranojnë se e drejta e lirisë së shprehjes së çdo personi që i përket një pakice kombëtare përfshin lirinë për të pasur mendime, dhe për të marrë dhe shpërndarë infomacion e ide në gjuhën e pakicës, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht nga kufijtë. Palët do të sigurojnë, brenda kuadrit të sistemeve te tyre ligjore, që personat qe i përkasin një pakice kombëtare nuk diskriminohen lidhur me raportet e tyre me shtypin.

Ligjet
Articles
Ligjet LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TE MBROJTURA
LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TE MBROJTURA
Nenet Neni 1

Qëllimi i Ligjit

Ky ligj do të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Nenet Neni 4

Këshilli Zbatues dhe Monitorues

Këshilli Zbatues dhe Monitorues (më poshtë i përmendur si “KZM”) do të themelohet, ndër të tjera, për të monitoruar dhe lehtësuar implementimin e këtij ligji. Detyrat relevante të KZM-së sipas këtij Ligji do të përfshijnë: a) mbikëqyrjen e vijëzimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura në terren dhe implementimin e tyre; b) rekomandimin e ndryshimeve të kufijve administrativë të Zonave të Veçanta të Mbrojtura, dhe kufizimet që do të aplikohen në to, nëse ashtu e kërkojnë rrethanat; c) ndërmjetësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteteve qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës për sa i përket implementimit të dispozitave të këtij ligji; dhe d) këshillimin e agjencive të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të tjera relevante të Republikës së Kosovës mbi çështjet e lidhura me sigurinë që kanë ndikim mbi vendet e trashëgimisë fetare dhe kulturore.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 /
LIGJI Nr. 04/L-066 PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 /
Nenet Neni 1

Qëllimi dhe objektivat

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohorë të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi dhe parimet e përgjithshme

1. Administrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit zhvillohet duke u bazuar në parimet e përgjithshme vijuese :

1.1. mbrojtja, ruajtja, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e karakteristikave tradicionale historike urbane të Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit bëhet sipas parametrave të elaboruar në nenet 5,6,7 dhe 8 në planin e konservimit, pjesë integrale e këtij ligji, Shtojca 1;

1.2. integrimi i Qendrës së mbrojtur historike të Prizrenit në të gjitha nivelet e planeve hapësinore e urbanistike zhvillimore të vendit;

1.3. rehabilitimi, restaurimi, adaptimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave, monumenteve dhe mjediseve të tyre rrethuese në përputhje me standarde profesionale për konservim dhe restaurim;

1.4. elaborimi i politikës dhe planit të menaxhimit të konservimit, me përcaktim të normave, detyrave dhe mënyrave të bashkëpunimit me autoritetet e trashëgimisë kulturore, autoritetet e planifikimit hapësinor dhe zhvillimor të vendit, autoritetet e qeverisjes komunale të Prizrenit dhe popullata;

1.5. përcaktimi i të drejtave dhe obligimeve të poseduesve të pronave të trashëgimisë kulturore në mbrojtje;

1.6. pjesëmarrja në një proces transparent vendim marrjeje të palëve të ndryshme të interesit;

1.7. sigurimi i fondeve sistematike për restaurim dhe mirëmbajtje të Qendrës historike të Prizrenit duke përfshirë të gjitha elementet përbërëse të saj, përmes sigurimit të lehtësirave fiskale duke bërë stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit e kushteve të jetesës.

2. Konservimi dhe mbrojtja e Qendrës Historike të Prizrenit bëhet në pajtim me parimet dhe standardet ndërkombëtare në pajtim me Ligjin e trashëgimisë kulturore, Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe dokumente ndërkombëtare të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe traktatet e BE.

Ligjet Ligji Nr. 04/-L-027 PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE FATKEQËSITË TJERA, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 /
Ligji Nr. 04/-L-027 PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE FATKEQËSITË TJERA, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 22 /
Nenet Neni 67

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore

1. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore përfshinë përgatitjet dhe ndërmarrjen e masave për zvogëlimin e rreziqeve, parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit negativ të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera në trashëgiminë kulturore.

2. Përgatitjet dhe masat zbatohen nga pronarët dhe shfrytëzuesit e trashëgimisë kulturore, shërbimi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, nivelet qendrore dhe lokale.

3. Gjatë realizimit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, sipas nevojës, marrin pjesë edhe njësitë dhe shërbimet gjegjëse të mbrojtjes dhe shpëtimit, njësitë e zjarrfikjes, si dhe strukturat tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë.

4. Qeveria me akt nënligjor rregullon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.