Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike
Secili, si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë sigurimi social dhe tё drejta tё domosdoshme ekonomike, sociale e kulturore për dinjitetin e tij dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit tё tij, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe burimet e çdo shteti.
24.2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:
(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;
Me këtë ligj rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me: ujërat sipërfaqësorë, liqenet, akumulimet, rezervuarët, burimet natyrore, ujërat nëntokësorë, tokat e lagëta, truallin buzë brigjeve të lumenjve, çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e tyre; përdorimin dhe shpërndarjen e ujërave, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujërave, mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave, duke përfshirë përmbytjet, vërshimet, thatësitë, erozionin, objektet dhe infrastrukturën ujore, financimin e ujërave, si dhe kushtet, mënyrat dhe veprimet me të cilat mund të shfrytëzohet ose shkarkohen ujërat.
1.5. Parimin e integrimit - që do të thotë se gjatë administrimit me ujëra, duhet të parashikohet mundësia e lidhjes mes veti të ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor, raportet mes tyre dhe me ekosistemin e varur nga ujërat dhe mediume të tjera në mjedis si dhe politikat e sektorëve tjerë siç janë bujqësia dhe industria të cilat duhet të marrin në konsiderim çështjet e administrimit të ujërave;