Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Nuk ka rezultat
Ligjet
Articles
Ligjet LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
Nenet Neni 63

Hudhja e substancave dhe mbeturinave 1. Ndalohet hudhja e substancave dhe mbeturinave të ngurta, të lëngëta dhe të gazëta të cilat për shkak të vetive fizike, kimike dhe biologjike, rrezikojnë shëndetin e njerëzve, cilësinë e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, florën dhe faunën ujore, vështirësojnë rrjedhjen e ujërave, rrezikojnë objektet dhe pajisjet ujore. 2. Ndalohet çfardo lloj i transportimit të substancave, materieve dhe mbeturinave të rrezikshme pranë akumulimeve dhe zonave ujore të mbrojtura përveç me leje të veçantë. 3. Ndalohet çfardo lloj ndërtimi i objekteve dhe pajisjeve të dedikuara për prodhimin e substancave dhe materieve të rrezikshme në afërsi të trupave ujorë sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, përfshirë edhe akumulimet.

Nenet Neni 35

Programi i Monitorimit të ujërave 1. Programi i Monitorimit të ujërave hartohet nga Ministria ndërsa miratohet nga Qeveria. 1.1. Programi i monitorimit hartohet për një periudhë dyzet (40) vjeçare me mundësi rishikimi, plotësimi dhe ndryshimi, bazuar në të dhënat e monitorimit. 1.2. Kompetent për zbatimin e monitorimit është IHMK. 1.3. Përgjegjës për monitorimi e sasisë dhe cilësisë së ujërave sipërfaqësorë, nëntokësorë dhe akumulacione është IHMK. 1.4. Përgjegjës për monitorimin e sasisë dhe cilësisë së ujërave që përdoren për pije është IKSHP dhe ofruesit e shërbimit të ujit.