Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 27

1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gёzojё artet dhe tё marrё pjesё nё përparimin shkencor dhe nё dobitë qё sjell ajo.

2. Secili ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare ose artistike, krijues i të cilave është ai vetë.

Neni 28

Të gjithë kanë të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Deklaratë mund të realizohen plotësisht.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 24

Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirë dhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe
riaftësimin e shëndetit. Shtetet Palë përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta për të pasur këto shërbime të kujdesit shëndetësor.
2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:
(a) Për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe fëmijërore;
(b) Për t’u siguruar të gjithë fëmijëve ndihmën e nevojshme mjekësore dhe
kujdesin për shëndetin, duke e vënë theksin në zhvillimin e kujdesit
shëndetësor parësor;
(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;
(d) Për t’u siguruar nënave kujdesin e duhur shëndetësor, para dhe pas lindjes;
(e) Për të mundësuar që gjithë grupet shoqërore dhe në veçanti prindërit dhe
fëmijët të marrin informacion, të kenë mundësi edukimi dhe të përkrahen për
të përdorur dijet bazë për shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijës, përparësitë e
ushqyerjes me gji, higjienën dhe shëndoshjen e mjedisit dhe parandalimin e
aksidenteve;
(f) Për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, këshillimin e prindërve,
edukimin dhe shërbimet në fushën e planifikimit familjar.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e efektshme dhe të nevojshme për të zhdukur praktikat tradicionale të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
4. Shtetet Palë marrin përsipër të nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin
ndërkombëtar, me qëllim që të sigurojnë gradualisht realizimin e plotë të së drejtës së njohur në këtë nen. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Neni 4

Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ligjet
Articles
Nuk ka rezultat