Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike
(i) E drejta e punёs, e zgjedhjes sё lirё të punёs, e gëzimit të kushteve të drejta dhe të kёnaqshme pune për mbrojtje kundër papunёsisë, pagё të barabartё, punё të barabartё, shpёrblim të drejtë dhe të kёnaqshёm;
1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.