Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare DUDNJ
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 27

1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gёzojё artet dhe tё marrё pjesё nё përparimin shkencor dhe nё dobitë qё sjell ajo.

2. Secili ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare ose artistike, krijues i të cilave është ai vetë.

Neni 28

Të gjithë kanë të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Deklaratë mund të realizohen plotësisht.

Ligjet
Articles
Ligjet LEEK
LIGJI NR. 05/L - 085 PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
Nenet Neni 8

1. Ndërmarrjet e energjisë që prodhojnë energji elektrike duke shfrytëzuar burimet e ripërtërishme të energjisë, apo që prodhojnë energji në formën e bashkëprodhimit, kanë të drejtë të pajisen me certifikatë të origjinës, që lëshohet nga Rregullatori dhe mbi bazën e saj të shesin energjinë e tyre elektrike me kushte të rregulluara. 2. Certifikata e origjinës do të jetë me madhësi standarde prej një (1) MWh. Jo më shumë se një certifikatë e origjinës do të lëshohet për secilën njësi të energjisë së prodhuar. Në certifikatën e origjinës Rregullatori do të specifikojë, së paku: 2.1. burimin e energjisë nga i cili është prodhuar energjia dhe datat e fillimit dhe përfundimit të prodhimit; 2.2. nëse prodhimi ka të bëjë me: 2.2.1. energji elektrike; apo 2.2.2. ngrohje dhe ftohje. 2.3. identitetin, lokacionin, llojin dhe kapacitetin e instalimeve ku është prodhuar energjia; 2.4. nëse dhe deri në çfarë mase instalimet në fjalë kanë përfituar nga përkrahja investuese, nëse dhe deri në çfarë mase njësia e energjisë ka përfituar në çfarëdo mënyre nga ndonjë skemë përkrahëse kombëtare, dhe llojin e skemës përkrahëse në fjalë; 2.5. datën në të cilën instalimet kanë hyrë në funksion; dhe 2.6. datën dhe vendin e lëshimit të numrit unik identifikues. 3. Rregullatori mbikëqyrë lëshimin, transferimin dhe anulimin e certifikatës së origjinës dhe duhet të krijojë mekanizma përkatës për të siguruar lëshimin, transferimin dhe anulimin elektronik të garancive të origjinës si dhe për të siguruar se ato janë të sakta, të besueshme dhe të pafalsifikueshme. Rregullatori do të sigurohet që çdo njësi e energjisë nga burimet e ripërtërishme të merret parasysh vetëm një herë.

Ligjet LRRE
LIGJI NR. 05/L-084 PËR RREGULLATORIN E ENERGJISË
Nenet Neni 1

1. Ky ligj përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfshirë kushtet për dhënien e licencave për kryerjen e aktiviteteve në fushën e energjisë, certifikimin e aktiviteteve të operatorëve të transmetimit në sektorin e energjisë procedurat për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, krijimin dhe funksionimin efikas të tregjeve konkurruese të energjisë, mbrojtjen e konsumatorit, si dhe kriteret për rregullimin e tarifave dhe kushtet për furnizim me energji. 2. Ky Ligj është pjesërisht në përputhje me Direktiven 2009/72/EC, lidhur me rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike, Rregulloren Nr.714/2009/EC, për kushtet për qasje në rrjetin për shërbimet ndërkufitare të energjisë elektrike, Direktiven Nr. 2009/73/EC për rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të gazit natyror, Rregulloren Nr. 715/2009/EC për kushtet e qasjes në rrjetet e transmetimit të gazit natyror dhe Direktivën Nr. 2009/28/EC lidhur me promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtërtishme.

Nenet Neni 15.1.14

1.14. të ndihmojë në mënyrën më efikase në sigurimin e zhvillimit të sistemeve të sigurta, të besueshme, efikase dhe jodiskriminuese, të cilat janë të orientuara kah konsumatori dhe ta promovojë në mënyrë adekuate sistemin, në pajtim me objektivat e përgjithshme të politikave të energjisë, të efiçiencës së energjisë dhe të integrimit të stabilimenteve të mëdha dhe të vogla të prodhimit nga burime të ripërtëritshme të energjisë dhe prodhimi i shpërndarë edhe në rrjetin e transmetimit, edhe në atë të shpërndarjes;