Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
1. Ky ligj përcakton objektivat, masat dhe programin e politikave të bujqësisë dhe të zhvillimit rural në bazë të Planit për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor.
2. Më këtë ligj përcaktohen dispozitat për ofrimin e shërbimeve publike bujqësore, kërkimit dhe trajnimit profesional, bazën e të dhënave dhe informacionin në fushën e politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural.
Neni 4 Objektivat e politikës bujqësore dhe të zhvillimit rural
1. Me masat për zbatimin e politikës bujqësore dhe të zhvillimit të zonave rurale, synohet të arrihen objektivat e përgjithshme:
1.1. konkurrenca në prodhimtarinë bujqësore dhe atë rurale, e cila rritë aftësinë e saj konkurruese si për tregun brenda, ashtu edhe për atë jashtë vendit, e cila mundësohet nëpërmjet rritjes së produktivitetit dhe të efikasitetit të veprmtarive ekonomike në zonat rurale;
1.2. rritja e të ardhurave për popullsinë rurale, duke ngritur mirëqenien e saj nëpërmjet përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës, si dhe duke krijuar mundësi të barabarta për të gjitha grupet e margjinalizuara;
1.3 stabiliteti ekonomik, duke garantuar që prodhimi bujqësor të jetë i qëndrueshëm;
1.4. cilësia e prodhimeve të ushqimit duke garantuar që zinxhiri ushqimor është i një cilësie të qëndrueshme dhe i plotëson standardet e përcaktuara;
1.5. mbrojtja e qëndrueshme e mjedisit;
1.6. ndërlidhja e cila synon zvogëlimin e dallimeve ndërmjet niveleve të zhvillimit të rajoneve të ndryshme, duke zhvilluar aktivitete alternative dhe plotësuese që gjenerojnë punësim më qëllim të nxitjes për të jetuar në zonat rurale, duke fuqizuar biznesin e vogël dhe atë, të mesëm;
1.7. sigurimi i ushqimit që nuk shkakton efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut nëse përgatitet dhe konsumohet sipas standardeve dhe kushteve të prodhimit.
1.8. përkujdesja që të ketë furnizim të qëndrueshëm në ushqim;
1.9. përkujdesja që të ketë furnizim për konsumatorët me çmime të arsyeshme.
Neni 5 Plani kombëtar i bujqësisë dhe zhvillimit rural
1. Plani kombëtar i bujqësisë dhe zhvillimit rural, përcakton objektivat e hollësishme afatmesme dhe veprimet e politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
2. Plani nga paragrafi 1 i këtij neni përmban:
2.1. strategjinë e bujqësisë dhe të zhvillimit rural i cili bazohet në analizën aktuale dhe objektivat afatmesme të politikës bujqësore dhe zhvillimit rural;
2.2. programet dhe veprimtaritë për përmbushjen e këtyre objektivave;
2.3. fondet publike të nevojshme të përdorura për zbatimin e politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural;
2.4. masat e nevojshme për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të programit.
3. Plani kombëtar i bujqësisë dhe zhvillimit rural hartohet, nga Ministria në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse.
4. Plani hartohet, nga Ministria aprovohet nga Kuvendi i Kosovës për një periudhë shtatë (7) vjeçare.