Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 12.2

12.2 Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit I të këtij neni, Shtetet Palë do t'u sigurojnë grave shërbime të përshtatshme në lidhje me shtatzaninë, lindjen dhe periudhën pas lindjes, duke u dhënë shërbime falas, aty ku është e nevojshme, si dhe ushqim adekuat gjatë shtatëzanisë dhe laktacionit.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 24.2

24.2 Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe, në veçanti, duhet të marrin masat e duhura:

Neni 24.2.c

24.2.c Për të luftuar sëmundjet dhe kequshqyerjen, duke u përfshirë ndër të tjera, brenda kornizës së kujdesit shëndetësor parësor, përmes aplikimit të një teknologjie të arritshme  si dhe sigurimit të ushqimeve  adekuate dhe ujit të pastër të pijshëm, duke marrë parasysh rreziqet si dhe rreziqet e ndotjes së mjedisit;

Neni 24.1

24.1 Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për gëzimin e standardit më të lartë të shëndetit dhe lehtësirave për trajtimin  e sëmundjeve dhe rehabilitimin e shëndetit. Shtetet Palë do të përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmijë të mos privohet nga e drejta e tij / saj, në qasje në shërbime të tilla të kujdesit shëndetësor.

Instrumentet ndërkombëtare Protokoll 1 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
Protokoll 1 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
Nenet
Neni 1

1.Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë në gëzimin paqësor të pasuris së tij. Askush nuk mund të privohet nga pronat e tij, përveç për interesin publik dhe t'u nënshtrohet kushteve të parashikuara me ligj dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare. Dispozitat e mëparshme nuk do të cenojnë në asnjë mënyrë të drejtën e një Shteti për të zbatuar ligje të tilla që i konsideron të domosdoshme për të kontrolluar përdorimin e pronës në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose kontributeve të tjera ose gjobave.

 

Ligjet
Articles
Nuk ka rezultat