decisionsOverview*
Përveç kësaj, parimi i ligjshmërisë urdhëron që të akuzuarit të mos i jepet një masë dënimi më e rëndë sesa ajo e parashikuar për veprën penale për të cilën ai është njohur fajtor. Kështu, Gjykata mund të vërë sanksione në këndvështrimin e nenit 7 kundër një gabimi të bërë nga juridiksionet e brendshme në përcaktimin e quantum-it të masës së dënimit të dhënë, duke pasur parasysh atë masë dënimi që mund t’i jepej të interesuarit në zbatim të rrethanave lehtësuese të vlerësuara nga këto juridiksione
Kur një dënim bazohet vetëm tek e drejta ndërkombëtare ose kur ai u referohet parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Gjykata e shqyrton parashikueshmërinë e dënimit në dritën e rregullave të së drejtës ndërkombëtare që kanë qenë të zbatueshme në kohën përkatëse, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare të konventave Streletz, Kessler e Krenz k. Gjermanisë [DhM], §§ 90-10
Për sa i përket ashpërsisë së masës së dënimit, Gjykata mjaftohet të verifikojë që të mos jepet asnjë masë dënimi më e rëndë sesa ajo që ishte e zbatueshme në momentin kur është kryer vepra penale. Pikat që kanë të bëjnë me karakterin e papërshtatshëm të një mase dënimi dalin jashtë fushës së zbatimit të nenit 7 të Konventës. Gjykata nuk ka për rol të vendosë se cila është ajo kohëzgjatje burgimi apo ai lloj mase dënimi që përshtatet më mirë për vepër penale të caktuar
GjEDNj-ja në rastin Öneryıldız v. Turkey lidhur me dështimin e autoriteteve për informimin e publikut dhe për ndërmarrjen e masave efektive dhe parandaluese, kishte gjetur shkelje të nenit 2, për arsye të mungesës së ndërmarrjes së hapave të duhur nga shteti për të parandaluar vdekjen e nëntë banorëve që jetonin pranë një deponie mbeturinash. Gjykata vuri në dukje në veçanti mungesën e informimit të banorëve lidhur me rrezikun që ata ballafaqoheshin duke jetuar në atë vend. Sipas gjykatës, edhe nëse do të kishte informata, shteti është përgjegjëse, pasi që nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme praktike për të shmangur rreziqet për jetën e njerëzve
Në rastin Dubetska dhe të tjerët v. Ukrainës GjEDNj lidhur me problemet kronike shëndetësore të banorëve nga ndikimi i ndotjes në mjedisin jetësor theksoi se nuk ka dyshim se ndotja mund të ndikojë negativisht në shëndetin publik në përgjithësi, dhe përkeqëson cilësinë e jetës së një individi, edhe pse shpesh është e pamundur për të përcaktuar efektin e saj në secilin rast individual. Gjykata më tej theksoi se, të jetosh në një zonë me tejkalime të qarta të standardeve të lejuara nga ndotja, përbën rrezik të lartë për shëndetin. Gjykata gjeti shkelje të nenit 8, pasi që autoritetet nuk kishin gjetur një zgjidhje efektive për situatën në mënyrën për të frenuar ndotjen.