Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 7

Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në jetën politike dhe publike të vendit dhe nё mënyrë të veçantë u sigurojnë grave, në tё njёjtat kushte me burrat, të drejtën: (a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet e zgjedhura publikisht;

Neni 14.2

Palët e Shteteve marrin të gjitha masat e duhura për të eleminuar diskriminimin ndaj grave në zonat rurale në mënyrë që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrave dhe grave, që ata të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga zhvillimi rural dhe, veçanërisht, t'u sigurojnë grave të tilla e drejta:

(a) Të marrë pjesë në shtjellimin dhe zbatimin e planifikimit të zhvillimit në të gjitha nivelet;
(b) Të ketë akses në institucione adekuate të kujdesit shëndetësor, përfshirë informacionin, këshillimin dhe shërbimet në planifikimin e familjes;
(c) Për të përfituar drejtpërdrejt nga programet e sigurimeve shoqërore;
(d) Të marrë të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsimimit, formale dhe joformale, përfshirë atë që lidhet me arsimimin funksional, si dhe, ndër të tjera, përfitimin e të gjitha shërbimeve të komunitetit dhe shtrirjes, me qëllim të rritjes së aftësive të tyre teknike;
(e) Të organizojnë grupe të vetë-ndihmës dhe kooperativa në mënyrë që të sigurojnë qasje të barabartë në mundësi ekonomike përmes punësimit ose vetë-punësimit;
(f) Të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e komunitetit;
(g) Të ketë qasje në kredi dhe kredi bujqësore, lehtësirat e marketingut, teknologjinë e duhur dhe trajtimin e barabartë në tokën dhe reformën agrare, si dhe në skemat e rivendosjes së tokës;
(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, transportin dhe komunikimet.

Neni 14.2 h

(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike

Neni 7.a

(a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet

Neni 7.b

7.b Për tё marrё pjesë në përpunimin e politikës sё shtetit dhe në zbatimin e saj; për tё mbajtur poste publike dhe pёr të ushtruar të gjitha funksionet publike në të gjitha nivelet e qeverisjes;

 

Neni 7.c

(c) Për tё marrё pjesë në organizatat dhe shoqatat joqeveritare që merren me jetën publike dhe politike të vendit.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor
Nenet
Neni 5

 Në përputhje me detyrimet themelore të përcaktuara në nenin 2 të kësaj Konvente, Shtetet Palë marrin përsipër të ndalojnë dhe eliminojnë diskriminimin racor në të gjitha format e tij dhe të garantojnë të drejtën e secilit, pa dallim sa i përket racës, ngjyrës, ose kombëtar ose etnik. origjina, për barazinë para ligjit, veçanërisht në gëzimin e të drejtave të mëposhtme:

Neni 5 (c)

(c) Të drejtat politike, sidomos tё drejtat e pjesëmarrjes në zgjedhje, e drejta e votimit apo e drejta pёr tё qenё kandidat, sipas sistemit të votimit të përgjithshëm dhe të barabartё, e pjesёmarrjes në qeveri si dhe në drejtimin e punёve shtetёrore, në të gjitha nivelet, dhe pёr tё pasur hyrje tё barabartё nё shёrbimet publike;

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 25

25 Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё erёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.

Neni 25a

(a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike,qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht;

Neni 25b

(b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve;

Neni 19.1

Secili duhet të ketë të drejtën e opinionit pa ndonjë ndërhyrje.

Neni 19.2

Secili duhet të ketë të drejtën e lirisё sё shprehjes; kjo e drejtё pёrfshin lirinё e kёrkimit, marrjes dhe pёrhapjes sё informacioneve dhe ideve tё tё gjitha llojeve, pavarёsisht nga kufijtё, qoftё me gojё, me shkrim, nё formё tё shtypur ose artistike, ose me çdo mjet tjetёr tё zgjedhur prej tij.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 10.1

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimeve kinematografike ose televizive.

 

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 19

Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe pёrhapjes së informacionit dhe ideve me çfarëdo mjetesh, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 21.1

Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.

Neni 27.1

Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 12.1

Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.

Ligjet
Articles
Ligjet Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtje nga diskriminimi
Nenet Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës, e posaçërisht që kanë të bëjnë me: 1.1. kushtet për qasje në punësim, vetëpunësim dhe punësimin në profesion, përfshirë këtu kushtet e punësimit, kriteret e përzgjedhjes, pa marrë parasysh aktivitetin në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, përfshirë avancimet; 1.2. qasje në të gjitha llojet dhe nivelet e udhëheqjes profesionale, trajnimeve profesionale, trajnimit të avancuar profesional dhe rikualifikimet përfshirë edhe përvojën e punës praktike; 1.3. kushtet e punësimit dhe të punës, përfshirë shkarkimin apo ndërprerjen e kontratës dhe pagesës; 1.4. anëtarësimin dhe përfshirjen në organizata të punëtorëve ose të punëdhënësve apo në çdo organizatë tjetër anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, përfshirë edhe përfitimet që mundësohen nga organizatat e tilla; 1.5. mbrojtja sociale, përfshirë skemën e ndihmës sociale, sigurimin social dhe mbrojtjen shëndetësore; 1.6. përparësit sociale; 1.7. lehtësitë sociale, përfshirë, por pa u kufizuar në ndihmën humanitare; 1.8. arsimin; 1.9. qasje në vendbanim, i cili është në dispozicion për publikun, si dhe qasje në forma tjera të pronës (luajtshme dhe paluajtshme; 1.10. qasje dhe furnizim në të mira materiale dhe shërbime të cilat janë në dispozicion për publikun; 1.11. trajtimi i drejtë dhe i barabartë para organeve gjyqësore dhe të gjitha organeve të tjera që administrojnë drejtësinë; 1.12. qasje dhe pjesëmarrje në shkencë, sport, art, shërbime dhe aktivitete kulturore; 1.13. sigurinë personale; 1.14. pjesëmarrjen në çështjet publike, përfshirë të drejtën për të zgjedhë dhe të drejtën për të qenë i zgjedhur; 1.15. qasje në vendet publike, dhe 1.16. çfarëdo të drejte tjetër të paraparë me legjislacionin në fuqi.

Ligjet Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Ligji për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020 -2015
Nenet Neni 1

1. Ky ligj, garanton, mbron dhe promovon barazinë midis gjinive, si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë.

2. Ky ligj përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të femrave dhe meshkujve, si dhe përcakton institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre.

Nenet Neni 4

 Ndalimi i diskriminimit gjinor

1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë gjinor, duke përfshirë trajtimin më pak të favorshëm të femrave për shkak të shtatzënisë dhe amësisë, gjendjes martesore, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, statusit social, besimit fetar dhe besimit, moshës, ose ndonjë bazë tjetër të përcaktuar me ligj apo marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi.

2. Dhuna në baza gjinore është një formë e diskriminimit e cila seriozisht pengon aftësinë e femrave dhe meshkujve që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në baza të barabarta dhe është e ndaluar.

3. Ngacmimi dhe ngacmimi seksual janë të ndaluara. Refuzimi apo dorëzimi i një personi ndaj sjelljes së tillë nuk mund të përdorët si bazë për një vendim që prek atë person.

4. Me qëllim të ndalimit të diskriminimit gjinor me legjislacion, politika, programe dhe praktika, parimi i barazisë gjinore dhe integrimit gjinor, duke përfshirë përfitimet pas shtatzënësisë dhe lindjes, zbatohet në të gjitha planifikimet, buxhetimet dhe zbatimet e akteve të mësipërme nga subjektet publike dhe private.

5. Udhëzimi për diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të gjinisë konsiderohet diskriminim sipas kuptimit të këtij ligji.

6. Nuk do të ketë viktimizim të personave të përfshirë në parashtrimin apo procedimin e ankesave të diskriminimit, ngacmimit apo ngacmimit seksual të parashtruara në bazë të këtij ligji.

Nenet Neni 5

Masat e përgjithshme për parandalimin e diskriminimit gjinor dhe sigurimin e barazisë gjinore

 1. Me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të diskriminimit gjinor si dhe arritjes së barazisë gjinore, institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor dhe institucionet e tjera publike janë përgjegjëse për të zbatuar masat legjislative dhe masat tjera duke përfshirë: 1.1. analizën e statusit të femrave dhe meshkujve në organizatat dhe fushat përkatëse;

1.2. miratimin e strategjive dhe planeve të veprimit për promovimin dhe vendosjen e barazisë gjinore në përputhje me Programin e Kosovës për barazi gjinore;

1.3. përfshirjen e integrimit gjinor në të gjitha politikat, dokumentet dhe legjislacion;

1.4. sigurimin e proceseve të përzgjedhjes, punësimit dhe caktimit në punë, duke përfshirë edhe pozicione drejtuese, në përputhje me kërkesën për përfaqësim të barabartë të femrave dhe meshkujve;

1.5. përfshirjen e buxhetimit gjinor në të gjitha fushat, si një instrument i nevojshëm për të garantuar që parimi i barazisë gjinore të respektohet në mbledhjen, shpërndarjen dhe caktimin e burimeve;

1.6. sigurimin e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha konferencat, mbledhjet, seminaret dhe trajnimet jashtë dhe brenda vendit;

1.7. caktimin e burimeve të përshtatshme njerëzore dhe financiare për programe, projekte, dhe iniciativa për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e femrave;

1.8. ndarjen sipas gjinisë të të gjitha të dhënave të nevojshme statistikore, që mblidhen, regjistrohen, përpunohen dhe obligohen që këto të dhëna t’i dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës;

1.9. të marrë parasysh barazinë gjinore në rastin e emërtimit të institucioneve, shkollave e rrugëve.

2. Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.

 3. Kontratat publike si dhe çdo dispozitë në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë, e cila është e përfshirë në kontratat apo marrëveshjet individuale a kolektive, janë ose mund të shpallen të pavlefshme apo të ndryshohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
LIGJI NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
Nenet Neni 4

 

1. Mbrojta e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër.

2. E drejta e fëmijës për mbijetesë dhe zhvillim, që do të thotë e drejta e fëmijës në zhvillimin fizik, mendor, emocional, edukativ, shëndetësor, social si dhe mirëqenia e fëmijës, duhet të jenë të mbrojtura në masën maksimale të mundshme nga çdo person, institucion apo organ tjetër.

Nenet Neni 5

Interesi më i mirë i fëmijës

1. Të gjitha veprimet dhe vendimet, që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga prindërit apo kujdestari, institucionet, shërbimet për mbrojtjen e fëmijës, profesionistët për mbrojtjen e fëmijës,  gjykatat, autoritetet administrative apo nga organet legjislative, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese dhe më e larta.

2. Ky Ligj, si dhe aktet e tjera juridike që rregullojnë çështjet që lidhen me mbrojtjen e fëmijës, si dhe çdo akt tjetër individual, që nxirret mbi bazë të tyre, i nënshtrohet parimit të interesit më të mirë të fëmijës.

3. Interesi më i mirë i fëmijës kërkon një përpjekje tërësore për të siguruar integritetin fizik, psikologjik, moral dhe shpirtëror të fëmijës dhe për të promovuar dinjitetin njerëzor, duke marrë parasysh karakteristikat individuale dhe gjendjen sociale të fëmijës.

4. Për të siguruar interesin më të mirë të fëmijës duhet të respektohen parimet si në vijim:

4.1. familja është përgjegjëse kryesore për t’u kujdesur dhe për të mbrojtur fëmijët; institucionet ndihmojnë familjet me këtë detyrim dhe ndërhyjnë vetëm kur familja nuk është në gjendje, apo nuk është e aftë ose ka nevojë për ndihmë për të mbrojtur fëmijën;

4.2. qëndrueshmëria duhet të jetë qëllim kyç, duke zgjedhur intervenimin sa më të pakët në jetën e fëmijës për të siguruar stabilitetin e marrëdhënieve personale të fëmijës dhe të shoqërisë, mjedisit dhe për të garantuar vazhdimësinë e arsimimit, trajnimit të fëmijës, ose punësimit;

4.3. vendimet administrative dhe gjyqësore që prekin fëmijën duhet të merren dhe zbatohen me shpejtësi dhe pa vonesa të paarsyeshme;

4.4. prindërit, kujdestarët dhe fëmija marrin pjesë në të gjitha fazat e procedurës përveç nëse është në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës;

4.5. mendimi i fëmijës, në varësi të moshës dhe aftësisë së tij për të kuptuar;

4.6. historia e fëmijës, duke mbajtur parasysh situatat e veçanta të abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit ose forma të tjera të dhunës ndaj fëmijës, si dhe rrezikun e mundshëm që situata të ngjashme të ndodhin në të ardhmen;

4.7. vazhdimësia e marrëdhënieve personale ndërmjet fëmijës dhe personave me të cilët ai ka lidhje gjinore/farefisnore, shoqërore dhe/ose shpirtërore, dhe të gjitha vendimet dhe iniciativat që janë objekt i këtij Ligji, duhet të marrin parasysh individualitetin, moshën dhe pjekurinë, gjuhën amtare, seksin, gjininë, identitetin, gjendjen shëndetësore dhe aftësitë e veçanta të fëmijës me qëllim të ruajtjes së identitetit etnik, racor, fetar dhe kulturor të fëmijës, sipas rrethanave.

5. Interpretimi i interesit më të mirë të fëmijës duhet të jetë në tërësi në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës si dhe asnjë interpretim i supozuar i asaj se çka është në interesin më të mirë të fëmijës nuk mund të justifikojë shkeljen e çfarëdo të drejte të njohur nga Konventa.

Ligjet LMPDKPRK
LIGJI NR. 03/L-047 PËR MBROJTJEN DHE PROMOVIMIN E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE DHE PJESËTARËVE TË TYRE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS , GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 28 /
Nenet Neni 3

Barazia e plotë dhe efektive

3.1 Republika e Kosovës promovon frymën e paqes, tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe ndër-fetar dhe mbështet pajtimin mes komuniteteve. Standardet e përcaktuara në këtë ligj, në Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe në instrumentet e tjera relevante respektohen, në mënyrë që ta arrijë barazinë e plotë dhe efektive për të gjithë popullin e Republikës së Kosovës. 3.2 Republika e Kosovës ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët janë objekt i kërcënimit apo akteve të frikësimit, armiqësisë apo dhunës për shkak të identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar. Organet kompetente do të ndjekin penalisht, ashtu si përcaktohet me ligj, të gjithë ata që marrin pjesë në këto kërcënime apo në aktet e përshkruara në këtë paragraf. 3.3 Ndalohen të gjitha format e diskriminimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar. Në pajtim me ligjin, Republika e Kosovës siguron që të gjithë pjesëtarët e komuniteteve t’i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre themelore dhe ndërmerr masa të veçanta për të përmirësuar çdo situatë ku këta persona përjashtohen nga ushtrimi i barabartë i këtyre të drejtave. 3.4 Republika e Kosovës ndërmerr masa të tilla afirmative të cilat mund të jenë të nevojshme për promovimin e barazisë së plotë dhe efektive në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, duke përfshirë arsimin, median, shëndetësinë dhe shërbime të tjera publike. Veprimet e tilla ofrohen në mënyrë të barabartë për të gjitha komunitetet dhe pjesëtarët e tyre bazuar vetëm në nevoja. 3.5 Republika e Kosovës mbron lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e pjesëtarëve të komuniteteve në mbarë vendin.