Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 27.2

Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Ligjet
Articles
Ligjet LIGJI Nr. 05/L -038 PËR AKADEMINË E SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS
LIGJI Nr. 05/L -038 PËR AKADEMINË E SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS
Nenet Neni 2

Themelimi dhe statusi

1. Akademia është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

2. Republika e Kosovës siguron kushte për punë dhe zhvillim të Akademisë.

3. Akademia është institucion i pavarur në fushën e shkencës dhe të artit

Nenet Neni 3

Veprimtaria e Akademisë

1. Veprimtaria e Akademisë është veprimtari e interesit të veçantë publik në Republikën e Kosovës.

2. Interesi i veçantë publik i Akademisë shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin promovimin, kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike.

 

Nenet Neni 8

Qëllimi i Akademisë

1. Qëllimi i Akademisë është zhvillimi, nxitja, promovimi dhe avancimi i shkencës dhe i artit në Kosovë, nëpërmjet:

1.1. Realizimit të projekteve shkencore me interes për zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të vendit;

1.2. Kujdesit për krijimin dhe avancimin e kuadrove shkencore, sidomos të brezit të ri;

1.3. Mbledhjes, sistemimit, ruajtjes dhe studimit të materialeve me interes të veçantë shkencor, sidomos të atyre që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe të kaluarën e Kosovës;

1.4. Pjesëmarrjes në formimin e politikave të veprimtarisë shkencore dhe të krijimtarisë artistike;

1.5 Vlerësimit të gjendjes ekzistuese dhe propozimit të masave për avancimin e mendimit shkencor dhe ngritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike;

1.6. Shqyrtimit të problematikës së përgjithshme nga fushat e veprimtarisë shkencore dhe të krijimtarisë artistike;

1.7. Organizimit të punës kërkimore-shkencore me karakter teorik e praktik në fusha të ndryshme të dijes dhe të arteve përmes tubimeve, tryezave, këshillimeve, simpoziumeve, konferencave shkencore dhe formave përkatëse të shprehjes së krijimtarisë artistike, si ekspozitave, koncerteve, etj.

1.8. Botimit të publikimeve të rregullta dhe periodike nga fusha e shkencës dhe e artit, që financohen nga buxheti i Akademisë;

1.9. Bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me institucionet ndërkombëtare nga fusha e shkencës dhe e artit;

1.10. Ndihmës për përhapjen e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike jashtë vendit;

1.11. Përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës të anëtarëve të Akademisë;

1.12. Zhvillimit të hulumtimeve me interes të veçantë publik e shkencor;

1.13. Ndërmarrjes së veprimeve në interes të veçantë për Kosovën, në mbështetje të së drejtës dhe të detyrimit të Akademisë për të qenë institucion këshillues për zhvillimin e shkencës dhe të artit në Kosovë, në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE
LIGJI Nr. 04/L-135 PËR VEPRIMTARI KËRKIMORE-SHKENCORE
Nenet Neni 4

Parimet dhe objektivat

1. Parimet udhëzuese në përkrahjen e shkencës dhe hulumtimeve për organizimin e institucioneve shkencore janë:

1.1. liria e ushtrimit të veprimtarisë shkencore dhe e mësimdhënies akademike;

1.2. rëndësia e shkencës dhe hulumtimeve, teknologjisë dhe inovacionit për shoqërinë dhe ekonominë;

1.3. bashkëpunimi kërkimor në mes të universiteteve dhe institucioneve jo-universitare;

1.4. bashkëpunimi në mes të shtetit dhe institucioneve tjera, i rregulluar me ligj;

1.5. bashkëpunimi kërkimor ndërkombëtar, në veçanti ai evropian;

1.6. sigurimi i mjeteve adekuate për shkencë dhe hulumtim, teknologji dhe inovacion;

1.7. trajtim i barabartë i meshkujve dhe femrave;

1.8. përdorim sistematik i vlerësimit dhe monitorimit të programeve, instrumenteve, iniciativave dhe masave hulumtuese dhe të zhvillimit teknologjik;

1.9. punës publike me interes shtetëror;

1.10. etikës dhe të përgjegjësisë së punëtorit shkencor dhe të hulumtuesit për rezultatin e punës së tij;

1.11. kujdesit për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe trashëgimisë kulturore.

 

Nenet Neni 6

Bartësit e veprimtarisë kërkimore-shkencore

1. Veprimtarinë kërkimore-shkencore e ushtrojnë personat juridik dhe fizikë që i plotësojnë kushtet sipas këtij ligji.

2. Punët kërkimore-shkencore i ushtrojnë punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit që kanë tituj përkatës shkencorë dhe hulumtues apo arsimim relevant akademik.

Nenet Neni 2

Veprimtaria kërkimore-shkencore

1. Veprimtaria kërkimore-shkencore është me interes të veçantë publik e shtetëror dhe pjesë përbërëse në hapësirën shkencore ndërkombëtare. 2. Veprimtaria kërkimore-shkencore është punë hulumtuese sistematike që bëhet për kërkimin dhe zhvillimin e njohurive të reja, shfrytëzimin dhe zbatimin e tyre në praktikë. 3. Veprimtaria kërkimore-shkencore, transferi i dijes dhe teknologjisë dhe inovacionit përfshin: 3.1. kërkimet shkencore zhvillimore dhe publikimin e rezultateve të tyre; 3.2. aftësimin e kuadrove për punë kërkimore shkencore dhe zhvillimore; 3.3. transferin e dijes dhe teknologjisë; 3.4. njohjen dhe promovimin e inovacionit që del si rezultat i kërkimeve shkencore; 3.5. ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kërkimore-shkencore që i ndihmon përparimit ekonomik, teknologjik, kulturor dhe social të vendit.

Nenet Neni 5

Financimi i veprimtarisë kërkimoro-shkencor

1. Për sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme për veprimtarinë kërkimore shkencore, Qeveria e Republikës së Kosovës ndan zero pikë shtatë përqind (0.7%) të buxhetit vjetor vendor. Këto mjete shfrytëzohen për financimin e: 1.1. aktiviteteve për hulumtimet bazë, hulumtimet e aplikuara, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin, që lidhen me aktivitetet e cekura më lartë, Republika e Kosovës siguron mjete adekuate për aktivitetet adekuate në vijim; 1.2. aktiviteteve në fushën e hulumtimeve bazë dhe hulumtimeve të aplikuara, të cilat janë kualifikuar si të drejta nën mekanizmat paravlerësues, në veçanti vlerësimet, ekspertizat dhe vlerësimet e jashtme të komisioneve përzgjedhëse të kualifikuara; 1.3. aktivitete në krijimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës shkencore; 1.4. aktivitete në ruajtjen sistematike dhe shpërndarjen e rezultateve të aktiviteteve të hulumtimeve bazë dhe atyre të aplikuara, siç janë konferencat shkencore, ekspozitat, publikimet dhe forma të tjera të dokumentimit; 1.5. aktivitete në zhvillimin e resurseve njerëzore në fushën e shkencës dhe hulumtimit, teknologjisë dhe inovacionit; 1.6. aktivitete në zhvillimin e teknologjisë ose inovacionit, të cilat bazohen në aktivitetet plotësuese kërkimore bazë dhe të aplikuara; 1.7. aktivitete në transferin e rezultateve kërkimore, zhvillimore dhe inovacionit në pilot projektet dhe ato demonstruese; 1.8. studime fizibilizuese teknike; 1.9. transfer teknologjik; 1.10. ndihmë për shpenzimet industriale të të drejtave të pronësisë për ndërmarrjet e mesme të vogla; 1.11. ndihmë për ndërmarrjet e reja inovative; 1.12. ndihmë për procesin dhe shërbimet organizative inovative; 1.13. ndihmë për shërbimet inovative dhe udhëzuese dhe për shërbimet përkrahëse inovative (përfshirë themelimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e inkubatorëve biznesor të thellë teknologjik, parqet shkencore-teknologjike si dhe ndërmarrje të ngjashme); 1.14. ndihmë për kredi të personelit të kualifikuar; 1.15. ndihmë për grupet inovative; 1.16. programet relevante të hulumtimit dhe zhvillimit si dhe njëkohësisht masat përkrahëse komplementare të paraqitura më sipër, mund të përdoren njëkohësisht edhe për pjesëmarrje në iniciativat evropiane dhe ndërkombëtare; 1.17. realizimit të Programit Kombëtar të Shkencës; 1.18. publikimit të arritjeve shkencore; 1.19. mbështetjes së punëtorëve Shkencorë dhe të hulumtuesve, për t’u marrë me punë kërkimoro- shkencore dhe arsimore. 2. Buxheti shtetëror për veprimtarinë kërkimoro-shkencore është zë i veçantë buxhetor.