Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
2
Shtetet Palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format e saj, bien dakord të ndjekin me të gjitha mjetet e duhura dhe pa vonesë një politikë të eleminimit të diskriminimit ndaj grave dhe, për këtë qëllim, të ndërmarrin:
2.a
Të mishërojë parimin e barazisë së burrave dhe grave në kushtetutat e tyre kombëtare ose legjislacionin tjetër të duhur, nëse ende nuk është i përfshirë në të dhe të sigurojë, përmes ligjit dhe mjeteve të tjera të përshtatshme, realizimin praktik të këtij parimi;
2.b
Të miratojë masa të duhura legjislative dhe të tjera, përfshirë sanksione kur është e përshtatshme, duke ndaluar çdo diskriminim ndaj grave;
(a) Të përfshijnë në kushtetutat e tyre kombёtare ose në ndonjё dispozitë tjetër ligjore të përshtatshme, parimin e barazisë sё burrit dhe të gruas, po qe se ende nuk ёshtё bёrё, dhe të sigurojnë nёpёrmjet legjislacionit dhe masave tё tjera të përshtatshme zbatimin praktik të këtij parimi;
(b) Të miratojnё masa ligjore dhe masa të tjera të përshtatshme duke përfshirё edhe sanksione, po qe se ёshtё e nevojshme, duke ndaluar çdo formё tё diskriminimit ndaj grave;
1. Shtetet palë dёnojnё diskriminimin racial dhe zotohen të ndjekin me të gjitha mjetet e pёrshtatshme dhe pa vonesë, një politikё të zhdukjes sё çdo forme të diskriminimit racial dhe tё ndihmojnё mirёkuptimin midis të gjitha racave. Për këtë qëllim:
(a) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё kryejё asnjё veprim apo praktikë të diskriminimit racial kundër personave, grupeve personash apo institucionesh dhe se do tё sigurojё që të gjitha autoritetet publike dhe institucionet publike, kombëtare dhe lokale, t'i përmbahen këtij detyrimi;
(b) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё inkurajojё, mbrojё apo mbёshtesë diskriminimin racial që zbatohet nga çfarëdo personi apo organizate;
(c) Çdo shtet palë duhet të marrë masa efektive për të rishikuar politikёn qeveritare, kombëtare ose lokale, si dhe për të ndryshuar, shfuqizuar ose anuluar çdo ligj dhe çdo dispozitë që kanë për qёllim krijimin e diskriminimit racial apo pёrjetёsimin e tij atje ku ekziston;
(ç) Çdo shtet palë duhet qё, me të gjitha mjetet e pёrshtatshme, duke pёrfshirё, kur e kërkojnë rrethanat, edhe legjislacionin, të ndalojё diskriminimin racial që zbatohet nga çfarёdo personi, grupi personash apo organizate dhe t’i japë fund atij;
(d) Çdo shtet palë zotohet se do të përkrahë, në rast nevoje, organizatat dhe lёvizjet integracioniste shumёracore, dhe mjetet e tjera për t’i zhdukur barierat midis racave, dhe pёr tё shkurajuar çdo gjё që synon forcimin e pёrçarjes raciale.
2. Shtetet palë, po qe se e kërkojnë rrethanat, do tё marrin masa tё posaçme dhe konkrete në fushёn sociale, ekonomike, kulturore dhe nё fusha tё tjera, për të siguruar zhvillimin dhe mbrojtjen adekuate tё disa grupeve racore apo individёve që bëjnë pjesë në kёto grupe me qëllim që t'u garantojnё atyre gёzimin e plotё dhe tё barabartё të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut. Kёto masa kurrsesi nuk duhet tё kenё për pasojё ruajtjen e të drejtave të pabarabarta apo tё veçanta për grupet e ndryshme racore pasi të jenё arritur objektivat që ato i kanë synuar.
2.1.c Çdo shtet palë duhet të marrë masa efektive për të rishikuar politikёn qeveritare, kombëtare ose lokale, si dhe për të ndryshuar, shfuqizuar ose anuluar çdo ligj dhe çdo dispozitë që kanë për qёllim krijimin e diskriminimit racial apo pёrjetёsimin e tij atje ku ekziston;
Të gjithë kanë të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Deklaratë mund të realizohen plotësisht.
Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.